Haziri apelon qytetarët: Testohuni me kohë

Gjilani

Haziri apelon qytetarët: Testohuni me kohë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 18:18
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh udhëheqës i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas rritjes së rasteve të infeksionit, ka apeluar qytetarët që për kujdes të shtuar.

“Pavarësisht se e kemi një rritje të infeksionit, Gjilani vazhdon të mbetet në zonën e gjelbër.

Shpresoj që trendi të bie në ditët në vazhdim. Po e përcjellim gjendjen ditore dhe ju lus që të mos e harroni ta vendosni maskën dhe ta mbani distancën. Lajmëroni organet anti-COVID-19 në Gjilan nëse keni simptoma. Testohuni me kohë dhe kërkoni këshillën e mjekut të familjes”, ka thënë Haziri.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11424 mostra, 3644 kanë rezultuar pozitivë, 3606 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 119 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 17 persona dhe 400 mostra në pritje për rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat