Inspektorati Policor jep detaje për arrestimin e policit në Gjilan

Gjilani

Inspektorati Policor jep detaje për arrestimin e policit në Gjilan

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar sot në orët e pasdites një zyrtar policor (punonjës në Stacionin Policor në Gjilan) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale mashtrim dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm .

Arrestimi i tij është bërë në sot në orët e pasdites nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Sipas kërkesës së prokurorit të rastit, me urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan është realizuar bastisja në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Përpelnicë komuna e Gjilanit, ku në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

- Një (1) telefon Samsung,

- Një (1) kartelë Vala,

- Një (1) kartelë Ipko,

- Një (1) tabletë i markës Lenovo,

- Një (1) kompjuter i markës HP, si dhe,

- Një USB.

I dyshuari pas intervistimit nga ana e hetuesve të Inspektoratit Policor të Kosovës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat