Banorët hedhin materiale të ngurta, inspeksioni e policia bëhen sikur nuk i shohin

Gjilani

Banorët hedhin materiale të ngurta, inspeksioni e policia bëhen sikur nuk i shohin

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 17:52
Gjilan

Edhe përkundër se vlerësohet njëra ndër lagjet më të mira  të projektuar në vend, banorët e saj vazhdojnë të përballen me probleme të shumta.

Është fjala për lagjen Dardania apo ish Gavran në Gjilan, ku puntorët derisa renovojnë garazhin e një familje, materialet e ngurta, betonin e hedhin në sipërfaqe gjelbruese dhe ato jo grumbull, por duke e shtrirë e shkatërruar mjedisin.

Edhe përkundër se atë e kanë parë me dhjetra e qindra kalimtarë, asnjëri nuk ka reaguar ndaj kqebërësve. Duar kryq po rrinë edhe inspektorët e policia. 

Të tregojmë se kohë më parë kjo sipërfaqe gjelbruese ishte pastruar, por ajo prapë është shëndrruar në deponi mbeturinash të materialeve të betonit.

Banorët e kësaj pjese po ankohen edh epër baltën dhe mjetet e rënda të cilat jashtligjshëm parkohen në e përreth kësaj sipërfaqe gjelbruese, duke ndotur mjedisin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat