Arifi e mirëpret emërimin e Petrit Ajetit drejtorë të AKI-së, ka disa fjalë edhe për partinë e tij

Gjilani

Arifi e mirëpret emërimin e Petrit Ajetit drejtorë të AKI-së, ka disa fjalë edhe për partinë e tij

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:09
Petrit Ajeti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Këtë emërim të Petrit Ajetit e ka mirëpritur edhe nënkryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Flurim Arifi, i cili përmes një statusi ka uruar Ajetin për pozitën e tij të re.

Arifi më tutje ka thënë se partija e tij duhet të marrë mësim se si duhet të avancuar kuadrat nga Gjilanit dhe të në këtë mënyrë të fitojn vota dhe komuna.

Postimi i plotë:

Urime Petrit Ajeti , për ata që nuk e njohin Petriti është një djalë i mirë, patriot dhe atdhetar.
I përgëzoj Kryeministrin dhe Presidenten në këtë përzgjedhje.

P.S. po shpresoj që partia ime, jeni zgjuar dhe jeni duke marr mësim se si duhet të avancuara kuadrat nga Gjilani (dhe fitohen votat, komuna etj) Se deri tani e keni keqkuptuar regjionin tonë, po mendoni që është vetëm hambar i votave…..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat