Lutfi Haziri: Ymer Demollin do ta kujtojmë për kontributin e jashtëzakonshëm në institucionin e Komunës së Gjilanit

Gjilani

Lutfi Haziri: Ymer Demollin do ta kujtojmë për kontributin e jashtëzakonshëm në institucionin e Komunës së Gjilanit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 16:23
Ymer Demolli

Me rastin e ndarjes nga jeta zyrtarisht komunal të Gjilanit, Ymer Demolli, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Demolli. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Demolli,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të zyrtarit komunal të Gjilanit, Ymer Demolli.

Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për dy dekada në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, duke qenë në nivel të detyrës në çdo kohë.

Së fundmi, Ymer Demolli ishte anëtar i Qendrës Operative Emergjente kundër COVID-19 dhe për më shumë se një vit u angazhua maksimalisht në pozitën e zyrtarit të planifikimit emergjent.

Familje e dashur Demolli, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Ngushëllime edhe shokëve, miqve, kolegëve e farefisit.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat