Haziri pret delegacionin gjerman, bisedohet bashkëpunim ndër-komunal dhe shkëmbim të studentëve

Gjilani

Haziri pret delegacionin gjerman, bisedohet bashkëpunim ndër-komunal dhe shkëmbim të studentëve

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 17:03
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të mërkurën në takim një delegacion nga Shtuttgarti i Gjermanisë, i cili kryesohej nga presidenti i Shoqatës Gjermano-Kosovare, Jens Kuderer dhe që u organizua nga konsulli atje, Imer Lladrovci.

Kryetari Haziri e ka falënderuar delegacionin gjerman për vizitën në Gjilan, duke theksuar se është biseduar për bashkëpunimin ndër-komunal dhe aspekte të tjera zhvillimore.

“Jam i nderuar që sot pritëm këtë delegacion, i kryesuar nga z. Kuderer. Ne biseduam për bashkëpunimin ndër-komunal, sikur që i njoftova për mundësitë e potencialet tona, dhe shkëmbimin e studentëve. Jam i lumtur që një student mund të jetë përfitues i këtij udhëtimi, që Shoqata ia ofron për të studiuar nëpër uiniversitetet gjermane. Ne do të punojmë shumë në kuptimin e zhvillimit lokal ekonomik”, ka thënë kryetari Haziri, pas takimit.

Ndërkaq, presidenti i Shoqatës Gjermano-Kosovare, Jens Kuderer, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, derisa ka shfaqur interesimin për angazhim në projekte në aspektin e shëndetësisë e arsimit dhe për shkëmbimin e studentëve dhe ideve.

“Po na pëlqen Gjilani dhe po shohim çfarë potenciale ka dhe se çka mund të ofrojë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat