Haziri uron PD-në e Bujanocit: Për dhjetë vjet u bë aset i rëndësishëm i Kosovës Lindore

Gjilani

Haziri uron PD-në e Bujanocit: Për dhjetë vjet u bë aset i rëndësishëm i Kosovës Lindore

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 12:06
Lutfi Haziri, Nagip Arifi

 Me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në Bujanoc, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka uruar kryetarin e kësaj partie, Nagip Arifi.

Haziri ka thënë se për dhjetë vjet, kjo parti u bë aset i rëndësishëm i Kosovës Lindore.

“Pas miratimit të Rezolutës për të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, më 3 korrik 2011 u themelua edhe subjekti politik në Bujanoc, Partia Demokratike, në krye me Nagip Arifin, duke u bërë aset i rëndësishëm i vëllezërve tanë.

Në këtë rrugëtim të suksesshëm dhjetë vjeçar, e uroj mikun tim, Nagip Arifin dhe shqiptarët e Bujanocit, duke besuar fuqishëm se edhe në të ardhmen do ta vazhdojnë kauzën tonë të përbashkët që Kosova Lindore t’i bashkohet Republikës amë.

Urime, kryetar Nagip. Urime Kosovë Lindore!”, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit Haziri, drejtuar kryetarit të PD dhe të Bujanocit, Nagip Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat