​Në Gjilan janë 160 raste aktive me COVID-19

Gjilani

​Në Gjilan janë 160 raste aktive me COVID-19

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se aktualisht në këtë komunë janë 160 raste aktive me COVID-19.

Pas rritjes së rasteve, Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe të festojnë me kujdes në festimet familjare.

Ai ka njoftuar se deri më sot janë vaksinuar 24402, derisa ka apeluar qytetarët që të vaksinohen gjithsesi, si e vetmja mënyrë e imunizimit kundër COVID-19.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Gjilan janë konfirmuar 6.717 raste pozitive, prej tyre 6.409 janë shëruar, 148 qytetarë e kanë humbur betejën, 7 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 2.4402 persona janë vaksinuar, ndërsa 52 mostra janë në pritje për rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat