Leonora Bunjaku kandidate për kryetare të Gjilanit nga PDK-ja

Gjilani

Leonora Bunjaku kandidate për kryetare të Gjilanit nga PDK-ja

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 22:38
Riad Rashiti, Leonora Bunjaku

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, në koordinim të plotë me kryetarin e partisë, Memli Krasniqi kanë zgjedhur kandidaten për kryetare të Komunës së Gjilanit, Leonora Bunjaku. 

Po ashtu, U.d Kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan është emëruar Riad Rashiti, i cili deri tani ishte nënkryetar i degës. 

“Qytetarëve të Gjilanit, Partia Demokratike e Kosovës ju ka ofruar kandidaten më të mirë për ta udhëhequr komunën në katër vitet e ardhshme dhe do ta ketë listën më të fuqishme me kandidatë/e për përfaqësues të tyre në Kuvendin Komunal”, thuhet në njoftimin e PDK-së. 

Siç ka bërë me dije, Riad Rashiti, ud.kryetar i degës së PDK-së Gjilan, Leonora Bunjaku ka përvojën e gjatë në aktivitetet e saja në politikë dhe në arsim.  Ajo ka qenë zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa më parë, ka qenë për dy mandate në asamblenë komunale. 

“Njohuritë e thella për problemet dhe nevojat e qytetarëve të Gjilanit janë përparësi për kandidaten e PDK-së e cila në platformën e saj për qeverisje të komunës, do të ofrojë alternativën më të mirë nga të gjitha subjektet tjera politike, për qytetarin dhe bizneset tona në komunë”, ka thënë Rashiti.

Sipas tij, PDK në Gjilan është e sigurt dhe e bindur që në këtë garë zgjedhore do të hyjë me ofertën më të mirë për votuesit e Gjilanit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat