VV-ja përballë LDK-së, parashikimi: Kjo parti do ta fitojë Gjilanin

Gjilani

VV-ja përballë LDK-së, parashikimi: Kjo parti do ta fitojë Gjilanin

Nga: A.Zh Më: 14 gusht 2021 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të fitojë zgjedhjet në komunën e Gjilanit, më 17 tetor.

Ai ka thënë se Lutfi Haziri i LDK-së nuk njeh humbje në zgjedhjet lokale, përcjell Bota sot.

Mirëpo, Pozhari nuk ka përjashtuar mundësinë që kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Alban Hyseni, të sjellë befasi në zgjedhje.

Reagimi i tij në Facebook:

Alban Hyseni është nga deputetët e rinj të Vetëvendosjes që më ka lënë përshtypje jashtëzakonisht të mirë për kulturën dhe njohuritë e tij. Ndonëse i ri në moshë, profesori universitar tani qenka kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit. Shpresoj të ketë sukses. Veçanërisht kur përballë tij ka një kalibër të rryer të politikanit si Lutfi Haziri, i cili deri më tani nuk njeh humbje në zgjedhje lokale.

Për mendimin tim Gjilanin do ta fitojë LDK-ja, por ta shohim nëse VV-ja me Albanin do të na befasojë!

I dua befasitë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat