Ndalohen dy persona, dyshohet se trafikuan dy vajza të mitura

Gjilani

Ndalohen dy persona, dyshohet se trafikuan dy vajza të mitura

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se sot janë ndaluar dy persona me inicialet A.S. dhe R.S., të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’trafikimi me njerëz’’.

Ekziston dyshimi se gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti ata kanë trafikuar dy viktima të mitura, njëra rreth moshës 15 vjeç, ndërsa tjetra 17 vjeç, në rajone të ndryshme të Kosovës.

Bëhet e ditur se të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat