Kastrati: Do të rinovohen 15 shtëpi të familjeve në nevojë nga MCC

Gjilani

Kastrati: Do të rinovohen 15 shtëpi të familjeve në nevojë nga MCC

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Komuna e Kamenicës ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi me Fondacionin e Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK) që të rinovohen 15 shtëpi të familjeve në nevojë.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se me anë të këtij projekti do t'iu lehtësohet barra dhe mirëqenia secilës familje.

"Do të rinovohen 15 shtëpi të familjeve në nevojë nga MCC. Nga projekti i nisur vitin e kaluar, 15 shtëpi do të rinovohen në bashkëpunim me Fondacionin e Mijëvjeçarit të Kosovës, kryefamiljarëve të së cilëve po u lehtësohet barra dhe mirëqenia e secilës familje. Përzgjedhja dhe verifikimi nga Komisioni i MCC 15 kryefamiljarë me kushte të rënda ekonomike, raste sociale", tha Kastrati.

Nga kjo marrëveshje që në total ka vlerën 174 mijë e 656 euro, ku afër 35 mijë euro do të financohet nga Komuna e Kamenicës dhe 139 mijë e 725 euro nga MCC, do të bëhet izolimi i mureve të jashtme, dyshemesë e papafingos, zëvendësimi i dyerve dhe dritareve, stova efiçiente me biomasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat