Gjilanasit kërkojnë përmirësim të jetës dhe zhvillim ekonomik

Gjilani

Gjilanasit kërkojnë përmirësim të jetës dhe zhvillim ekonomik

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 08:44
Qendra e votimit

Punësim të të rinjve, zhvillim ekonomik e jetë më të mirë po kërkojnë gjilanasit. Ata bëjnë thirrje nga qeverisja e re komunale që të zhduket korrupsioni e nepotizmi dhe të mos lejojnë ikjen e të rinjve nga vendi.

Rexhep Zeqiri nga Gjilani ka votuar në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan, në shkollën "Thimi Mitko". Ai thotë për KosovaPress, se ka pasur telashe për të gjetur emrin e tij në listën e votimit në ketë qendër.

Zeqiri: Më kanë sjellë katër-pesë herë

"Kishte pasur shumë ndryshime shumë nuk mundeshin me më gjet as klasën, as nuk dinin ku të më orientojnë. Më kanë shetit katër-pesë herë katit", shprehet ai.

Më tej, ai thotë se Gjilani çdo ditë e më tepër po mbetet pa rini. Ai në këto zgjedhje pret që të zhduket korrupsioni e nepotizmi.

Zeqiri: Kemi dalë të bëjmë një ndryshim

"Kemi dalë të votojmë, të bëjmë një ndryshim. Besojmë që ndryshimi do të sjellë diçka më mirë më të ardhmen... po besojmë që sidomos korrupsioni, nepotizmi, këto janë dy gjëra të cilët të rinjtë po na ikin vazhdimisht jashtë dhe nëse vazhdon kështu ne do të mbesim pa rini. Presim ndryshim jashtëzakonisht më të madh", thotë ai.

E Ymer Selimi pret përmirësim të jetës së tyre dhe zhvillim ekonomik.

Selimi: Hallet e qytetarëve janë të përmirësohet jeta

"Hallet e qytetarëve të Gjilanit janë që të përmirësohet jeta e tyre, infrastruktura, punësim i tyre, çështja ekonomike", shton ai.

Jakup Rrahmani, i cili pjesën e madhe të kohës e kalon jashtë vendit, tha se nuk ka pritje të mëdha për këto zgjedhje.

Rrahmani: Nuk pres shumë për këto zgjedhje

"Nuk pres shumë duhet të ketë mjete për të pritur shumë. Tash ta shohim... unë për Zotin nuk pres shumë, pensionin e kam. Familjen e kam jashtë edhe unë më shumë jetoj jashtë, nuk priti diçka të mirë", shprehet Rrahmani.

Numri i personave që kanë të drejte vote në komunën e Gjilanit është mbi 100 mijë. Janë 34 të qendrave të votimit, ndërkaq numri i vendvotimeve 126.

E numri i ulëseve për asamble komunale është 35.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat