Deklarohet Hyseni: Gjilani sot foli më fuqishëm se kurrë, me një zë që kumbon e jehon për fitoren e LVV-së

Gjilani

Deklarohet Hyseni: Gjilani sot foli më fuqishëm se kurrë, me një zë që kumbon e jehon për fitoren e LVV-së

Nga: M.H. Më: 17 tetor 2021 Në ora: 22:33
Alban Hyseni

Kandidati për kryetar të Gjilanit, i cili momentalisht është duke fituar, Alban Hyseni përmes një postimi në facebok ka thënë se banorët e Gjilanit kanë votuar për një të ardhme të ndritshme.

Sipas tij, Gjilani sot foli më fuqishëm se kurrë, me një zë që kumbon e jehon për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell “Bota sot”.

Ai shton se nevojitet të qëndrojmë së bashku dhe të bashkëpunojmë, në mënyër që të dërgojm qytetin përpara me projekte të reja.

Postimi i plotë

E kemi nisur rrugëtimin plot energji dhe vullnet, të cilën sot, banorët e Gjilanit e përkthyen fuqishëm me anë të votës. E ndryshuam mllefin e lënies në harresë, në votë për vizionin dhe plan programin e të ardhmes së dinjitetshme të Gjilanit.

Gjilani sot foli më fuqishëm se kurrë, me një zë që kumbon e jehon për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje. Por kjo nuk është vetëm fitore e Lëvizjes. Kjo është fitore e jonë e përbashkët, ku të parët qëndroni ju si banorë të Gjilanit, pa të cilët ndryshimi nuk bëhet i mundur. Ky rrugëtim nuk mbaron këtu. Në fakt, puna e vërtetë, fillon këtu, tani.

Kemi nevojë të qëndrojmë bashkë, e të bashkëpunojmë. Për këtë arsye kemi punuar që programi dhe qeverisja e jonë të shkojë drejt zhvillimit me politika gjithëpërfshirëse për të gjitha moshat, për të gjitha shtresat, për të gjitha bizneset, për të gjitha fshatrat e lagjet. Vetëm në këtë mënyrë, ne sigurohemi se Gjilani ecën në rrugën e duhur. T’i çojmë përpara, projektet që i kemi paraparë e biseduar me ju gjatë kësaj fushate.

Sepse bashkë jemi më shumë, bashkë jemi më mirë, bashkë punojmë e bashkë qeverisim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat