Hyseni zhvillon takime OVL e UÇK-së, zjarrfikësit vullnetarë dhe disa nga drejtoritë komunale

Gjilani

Hyseni zhvillon takime OVL e UÇK-së, zjarrfikësit vullnetarë dhe disa nga drejtoritë komunale

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 16:06
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar takime të ndara koordinimi për realizimin e projekteve të përbashkëta me OJQ Pema, zyrën rajonale të OSBE-së, klubin rotarian “Gjilani”, OVL e UÇK-së, zjarrfikësit vullnetarë dhe disa nga drejtoritë komunale, përkatësisht Drejtorinë e Administratës, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik, Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë si dhe Drejtorinë e Bujqësisë, ku është njoftuar nga afër me stafin, projektet dhe proceset aktuale të punës.

Kryetari Hyseni ka thënë se koordinimi dhe vazhdimi i punëve është i rëndësishëm për nevojat e qytetit, sikurse edhe bashkëpunimi me të gjitha organizatat për të mirën e përgjithshme.

“Kërkesat e komunitetit janë të shumta, prandaj angazhimi është detyrim për të gjithë.

Bashkëpunimi, pa interesa e dallime, është çelësi drejt zhvillimit e mirëqënies për të gjithë”, ka thënë kryetari Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat