Vetëvendosje ia jep PDK-së tri drejtori, detaje nga bisedimet për koalicion në Gjilan

Gjilani

Vetëvendosje ia jep PDK-së tri drejtori, detaje nga bisedimet për koalicion në Gjilan

Më: 5 janar 2022 Në ora: 21:33
Leonora Morina-Bunjaku

Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar bisedimet me Partinë Demokratike të Kosovës, për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje në Gjilan.

Kështu Vetëvendosje i ka ofruar Partisë Demokratike tri drejtori.

Kështu tha ish-kandidatja e PDK-së për kryetare të Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku.

Ajo tha se fillimisht PDK-ja i ka kërkuar pesë drejtori dhe njërin nga postet e nënkryetarit ose kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Tani, sipas saj, kërkesa e Partisë Demokratike është katër drejtori dhe kryesuesi.

“Ata na kanë ofruar tri drejtori. Ne fillimisht kemi kërkuar pesë drejtori edhe njërin nga postet e nënkryetarit ose kryesuesit. Ndërkohë ne kemi lëvizur nga pesë në katër drejtori dhe postin e kryesuesit”.

“Tani jemi në pritje të finalizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje”.

Sot nuk u arrit të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi nuk u arrit ujdi mes Vetëvendosjes me 10 asamblistë dhe partive opozitare.

Seanca e radhës është caktuar më 7 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat