AAK e përjashton nga partia Ardita Ukshinin

Gjilani

AAK e përjashton nga partia Ardita Ukshinin

Më: 6 janar 2022 Në ora: 21:24
Ardita Ukshini

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan pas analizimit të seancës së sotme të Kuvendit Komunal në Gjilan në të cilën u votua për kryesuesin e Kuvendit, duke u bazuar në Statutin e Partisë, mori këtë vendim:

Asamblistja e AAK-së në Gjilan, Ardita Ukshini, të lirohet nga të gjitha funksionet në parti si dhe nga Grupi i Asamblistëve të AAK-së në Kuvend.

Arsyetim:

Mendimi dhe fjala e lirë janë të garantuara me statutin e partisë, por veprimet që bien ndesh me vendimet e shumicës dhe të partisë, janë të papranueshme. Andaj, asamblistja jonë, Ardita Ukshini në seancën e sotme të Kuvendit ka vepruar në kundërshtim me vendimin e partisë, duke shpërfaqë interesat personale para atyre partiake e qytetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat