Shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe i merret patentë-shoferi

Gjilani

Shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe i merret patentë-shoferi

Më: 30 mars 2023 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Një shofer në Gjilan është gjobitur me 300 euro si dhe i është konfiskuar patentë-shoferi me masë të përkohshme ndalim i vozitjes në afat për tre muaj si dhe tri pikë negative, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Sipas njoftimit të policisë, i njëjti në fshatin Bresalc në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h, ka vozitur me shpejtësinë 121 km/h.

“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative”, thuhet në komunikatën për media.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka apeluar te vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.

“Po ashtu, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, e-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë: 192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, ka bërë të ditur policia.

Image
Gjoba e shqiptuar
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat