Lutfi Haziri paralajmëron deshpërim për gjilanasit në javët e ardhshme

Gjilani

Lutfi Haziri paralajmëron deshpërim për gjilanasit në javët e ardhshme

Më: 20 maj 2023 Në ora: 21:59
Lutfi Haziri

Kryetari i LDK-së dega Gjilan, njëherësh nënkryetar i këtij subjekti në nivel qëndror, Lutfi Haziri,  ka thënë se qeveria komunale e udhëhequr nga VV as pas 17 muajsh nuk ka sjell asnjë grant të vetëm për komunitetin.

Haziri në reagimin e tij tha se mashtrimi i madh është lexuar drejt nga qytetarët dhe tash qytetarët po kalojnë në dëshpërimin e madh.

“Javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë muajt e dëshpërimit të madh, ngase qeverisja e Gjilanit nuk e ka sjell asnjë grant të vetëm nga ndonjë partner i brendshëm apo i jashtëm, ka 17 muaj që nuk ka asnjë investim të ri kapital dhe të gjitha projektet e mëhershme të sjella në Gjilan po trajtohen si të huaja. Ka vonesa në ndërtimin e magjistraleve duke shkaktuar kokëçarje, bizneset po humbin dhe krejt kjo po bëhet ngase projektet e dikurshme po trajtohen si të huajat” ka thënë Haziri.

Haziri tutje thotë se edhe tregimi i autostradës ka nisur të bëhet si tregimi i Mirushës dhe i Urës së Shenjtë, ngase pas dy vite e gjysmë ajo do të ritenderohet dhe pritet t’i rritet vlera dhe nuk ka dritë në fund të tunelit.

Gjilani po trajtohet si qytet i huaj e komunitet i përjashtuar, si regjion që nuk është prioritet i kësaj qeverie. Gjilani është kryeqendër arsimore, administrative, politike, ekonomike, e sigurisë, por që tani është në pritje. Po shkohet në hapa mbrapa, po degradohen projektet, projekti Mirusha po degradohet, impianti është bllokuar, nuk ka buxhetim për stadiumin e shumë mangësi të tjera. është fatkeqësi që everisja e tashme po bënë me gisht nga e kaluara, por që në fakt nuk po di dhe po mundohet që mospunën e vet po mundohet ta mbulojë duke bërë me gisht nga e kaluara. Ka ardhur kohe që të bëhemi gardianë të projekteve tona, t’i ruajmë e mos të lejojmë të shkojmë mbrapa dhe ta ruajmë vlerën që e kemi në Gjilan” ka thënë kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat