Në Gjilan mbahet akademia për 55-vjetorin e demostratave të vitit 1968

Gjilani

Në Gjilan mbahet akademia për 55-vjetorin e demostratave të vitit 1968

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, është mbajtur akademia për 55-vjetorin e demostrtave të vitit 1968, në ngjarjen ku mori pjesë nënkryetarja Leonora Morina – Bunjaku, drejtorët komunalë, organizatorët e këtyre demostratave dhe qytetarët.

"Nënkryetarja e Gjilanit, Leonora Morina –Bunjaku, tha se ngjarjet e vitit 1968 ishin shpërthim i parë i demostrimit të hapur për kërkesat tona politike, kombëtare e njerëzore", thuhet në njoftim.

“Ngjarjet e vitit 1968 ishin shpërthim i parë i demostrimit të hapur për kërkesat tona politike, kombëtare e njerëzore. Praktikisht, këto ishin demostratat e para në shtetet e lindjes komuniste. Në nëntorin e madh u dëshmua se te shqiptarët në Kosovë dhe në trevat tjera etnike shqiptare në ish-Jugosllavi, nuk është plotësuar ende asgjë nga e drejta kombëtare në drejtim të aspiratës dhe ndjenjës kombëtare për liri e pavarësi”, theksoi ajo.

“Më 27 nëntor 1968, studentët shqiptarë në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan e Podujevë, thyen tabunë e të demostruarit masiv në shtetin komunist jugosllav. Më 11 mars 1981, në Prishtinë, studentët me simbolikën e përmbysjes së pjatës, filluan rrënimin e sitemit komunist në ish-Jugosllavi. Studentët shqiptarë më 1 tetor 1997 protestuan në Prishtinë kundër dhunës serbe dhe prishën rehatinë e politikës paqësore. Më 28 nëntor 1997 dalja publike e UÇK-së, dëshmoi rezistencën e veprimit ushtarak dhe përcaktimit drejt çlirimit në qershor 1999”, citohet të ketë theksuar nënkryetarja e Gjilanit.  

Ajo ka theksuar se mbetet ta zhvillojmë dhe ndërtojmë vendin sepse gjaku i dëshmorëve dhe rezistenca prej viteve ’50 deri më tani do të thotë shumë për një histori.

“Ne duhet ta ruajmë, ta mbrojmë dhe të jemi të bashkuar për ta ndërtuar dhe zhvilluar vendin tonë”, ka thënë Morina-Bunjaku.

Në këtë akademi, para te pranishmëve, kanë folur edhe organizatorët e këtyre demostratave të vitit 1968 në Gjilan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat