Fjalët e para të Lutfi Hazirit pas fitores në Gjilan

Gjilani

Fjalët e para të Lutfi Hazirit pas fitores në Gjilan

Nga: A.Zh Më: 22 tetor 2017 Në ora: 19:35
Lutfi Haziri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për komunën e Gjilanit Lutfi Haziri, ka thënë kjo parti ka fituar Gjilanin.

Ai pas publikimit të Exit-pollit, i cili parasheh që Haziri të shkojë në balotazh me kandidatin e Vetëvendosjes, ka thënë se LDK vetëm po pret të kuptojë se sa thellë ka fituar në këtë komunë.

“Po presim se sa e thellë është fitorja në Gjilan, Gjilanin e kemi fituar, e kemi betonuar fitoren… Unë i falënderoj gjilanasit që kanë folur sot, kanë folur për mua. LDK mbetet partia e parë në Gjilan”, është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat