Universiteti i Gjilanit shpall konkurs për pranim të studentëve të rinj - Bota Sot
Universiteti i Gjilanit shpall konkurs për pranim të studentëve të rinj

Gjilani

Universiteti i Gjilanit shpall konkurs për pranim të studentëve të rinj

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 10:23
Universiteti i Gjilanit

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit plotësues për vitin akademik 2018/2019, do të regjistrojë 666 studentë të rregullt në studime bachelor.

Në afatin e  dytë të konkursit Universiteti do të regjistrojë deri në  22  studentë të rregullt që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtarë të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët).

Studentët e kësaj kategorie do të shpërndahen në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Nga  numri i përgjithshëm  i  përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri  123  studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT dhe Senati, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Numri i studentëve të rregullt që do të pranohen  si në paragrafin 1 të pikës I është  deri 29 studentë. Kandidatët të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende .

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga  Senati, mund të pranohen edhe kandidatët jashtë Kosovës, përkatësisht 13 studentë të rregullt, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Universiteti do t’i ketë në konsideratë në mënyrë të veçantë edhe kandidatët me nevoja të  veçanta të cilët e kalojnë pragun e provimit pranues.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:    

Aplikimi online mund të bëhet prej datës 11 shtator deri më 19 shtator  në ora 16:00

Provimi pranues do të mbahet më  21 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...