Katër të lënduar në një aksident trafiku në Gostivar

Gostivari

Katër të lënduar në një aksident trafiku në Gostivar

Më: 19 maj 2024 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, mbrëmë në ora 2:40 në stacionin policor në Gostivar është paraqitur se në rrugën “Ilindenska” ka pasur aksident trafiku.

Bëhet fjalë për aksident të ndodhur mes automjetit “audi” e drejtuar nga G.N (32) nga Gostivari dhe automjeti “vw golf” e drejtuar nga A.I (25) nga Prilepi, që më pas kanë goditur edhe tre automjete të parkura.

“Në aksident me lëndime të rënda trupore ka pasur bashkudhëtari në automjetin “golf”, R.Q nga fshati Çajle e Gostivarit, ndërsa me lëndime trupore kanë përfunduar edhe shoferët e dy automjeteve si dhe bashkudhëtari i automjetit “golf”, A.I (60) nga Prilepi”, thonë nga policia.

Nga policia bënë të ditur se është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes ndërsa lëndimet janë konstatuar në spitalin e Gostivarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat