Kosova, gati për Rumaninë

Hendboll

Kosova, gati për Rumaninë

Nga: K.G. Më: 13 mars 2021 Në ora: 20:09
Kosova, gati për Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, zhvilloi stërvitje në Rumani dhe me padurim e presin ndeshjen e nëserme, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2022.

"Jemi në palestrën Polivalenta në Bukuresht, ku nesër nga ora 17:00 luajmë ndaj Rumanisë, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022.

Nën drejtimin e selektorit Bujar Qerimi po zhvillohet stërvitja e Kombëtares sonë.

Atmosfera është e shkëlqyeshme kurse djemtë tanë janë të përkushtuar për të dhënë më të mirën në përpjekje për rezultat tjetër të madh", njofton Federata e Hendbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat