Përballje më interesante në Istog

Hendboll

Përballje më interesante në Istog

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 19:39
Përballje më interesante në Istog

Në Istog luhet derbi i javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Të shtunën nga ora 18:00 takohen Istogu e Prishtina, dy skuadrat me pretendime të mëdha për këtë edicion.

Istogu e Prishtina kanë fituar ndeshjet e xhiros së parë, ndërsa të shtunën e kanë sfidën e parë të vërtetë në edicionin 2021/2022.

Të shtunën janë edhe tri ndeshje tjera: Shqiponja – Ulpiana (13:30), Jusuf Gërvalla – Ferizaj (17:00), Vushtrria – Samadrexha (16:00).

Xhiroja e dytë mbyllet të dielën kur janë dy takime. Prej orës 13:30 takohen Vëllaznimi e Drita, ndërsa nga ora 18:00 është ndeshja Vjosa – Kastrioti..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat