​FISU Prishtina 2022/Universiteti i Prishtinës mposht atë të Shkodrës

Hendboll

​FISU Prishtina 2022/Universiteti i Prishtinës mposht atë të Shkodrës

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Ka përfunduar ndeshja e parë e programit të sotëm në sallën "1 Tetori", ku Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka korrur fitoren e tretë në kuadër të Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete.

Hendbollistët kosovarë kanë arritur ta regjistrojnë edhe fitoren e tretë në FISU Prishtina 2022, ku kanë shkatërruar Universitetin e Shkodrës.

Pas plot 60 minutave lojë të zhvilluara, hendbollistët e “Hasan Prishtinës” arritën të shënojnë plot 67 gola, në krahasim me ata të Shkodrës që nuk arritën të realizojnë më shumë se 14 gola. 

Më i miri i ndeshjes ishte Adonit Isufi me 16 gola, kurse më i dalluari te Universiteti i Shkodrës ishte Ardit Hoxhaj me vetëm 5 gola të shënuar.

Kjo ishte fitorja e tretë e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" në këtë turne, kurse ishte humbja e tretë radhazi e studentëve shkodranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat