Bujar Qerimi mos hesht, trego ku është hendbolli! 

Hendboll

Bujar Qerimi mos hesht, trego ku është hendbolli! 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 tetor 2022 Në ora: 16:30
Bujar Qerimi mos hesht, trego ku është hendbolli! 

Bujar Qerimi, ish hendbollist i gjeneratës së artë dhe aktualisht selektor i kombëtares së Kosovës (meshkujt).

Qerimi tani e di mirë se ku gjendet hendbolli nëpër klube dhe se sa punohet, ku është cilësia, për faktin se po furnizohet nga aty.

Si selektor e ke të drejtën të ngritë shqetësimin, se nuk po bëhet punë e duhur në shumicën  e klubeve, duke u nisur prej qytetit tuaj të dashur, tempullit të hendbollit siç është Ferizaj. 

Bujar Qerimi mos hesht, trego ku është hendbolli sepse Kombëtarja po furnizohet edhe nga klubet e Superligës! 

Heshtja juaj nuk i bën mirë këtij komuniteti! Hendbolli në kohën tuaj, në vitet e 80-ta, nëse nuk keni harruar, me Borcin e asaj kohe, e keni mposhtur kampionin e Evropës, Metaloplastikën e Shabacit, një klub serb.

Po sot, i respektuari Qerimi, si do të kaloni nëse takoheni me kampionin e Evropës? 

Heshtja e juaj dhe e gjeneratës tuaj dhe e njohësve të hendbollit, nuk e ndihmon këtë sport, veçse e thellon edhe më shumë në krizë.

Është koha të ngritët zëri sepse klubet shumica prej tyre, nga qyteti i juaj simpatik, Ferizaj, nuk e kanë më atë namin e dikurshëm. Klubet po ekzistojnë me zor, pak lojtar shumë pak, pak kuadro profesionale.

Ngritja e zërit nga ana e juaj dhe e gjeneratës së artë, do t’i bëjë nder hendbollit! Ju e dini dhe gjenerata e juaj, se Ferizaj dhe Mitrovica, nuk janë si dikur me hendboll. Ju e dini se Ferizaj nuk ka cilësi të lojës por as gjeneratë në ardhje që mund të bëjë diçka.

Është koha ju dhe gjenerata e juaj, të bashkoheni, të bëheni unik, të një fjalës dhe me moton: Të kthejmë dinjitetin e hendbollit! Nuk ka vend për frikë, është koha për revolucion!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat