Kastrioti kthen Kupën e Kosovës në tempullin e hendbollit 

Hendboll

Kastrioti kthen Kupën e Kosovës në tempullin e hendbollit 

Nga: K.G. Më: 28 prill 2024 Në ora: 19:30
Eugen Saraçini, president i FHK-së, ia dorëzoi kupën kapitenit Rron Ramadanit

Kastrioti i Ferizajt është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll.

Ferizajasit shënuan fitore të madhe me rezultat 34:32 ndaj Besa Famgas, në finalen e madhe që është zhvilluar në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.

Djelmoshat e kryetrajnerit Vlladimir Gligorov shkëlqyen, ndërsa kryetari i klubit, Fisnik Jashari, me kryesi ka merita të mëdha, për kushtet që iu ka krijuar hendbollistëve.

Kastrioti udhëhoqi me 15:10 ndaj Besa Famgasit pas pjesës së parë. në pjesën e dytë lojë e mirë dhe ferizajasit avancuan edhe me 25:28 dhe fituan takimin me 34:32.

Skuadra ferizajase ka qenë në epërsi që nga fillimi e deri në fund. Besa nuk ka ndalur përpjekjet për t’u kthyer në lojë. Ia doli të barazojë në disa raste, por jo edhe të kalojë në avantazh. Kastrioti, falë mbrojtjes së fortë dhe lojës efikase të Deniz Terziqit në sulm e mbylli ndeshjen me festë të madhe.

Në finalen shumë të fortë, të dielën mbrëma në Pejë, Kastrioti e mposhti Besa Famgasin me rezultat 34:32.

Terziqi i shënoi plot 16 gola. Kapiteni Rron Ramadani i shënoi shtatë gola, pos që dha kontribut të madh në mbrojtje. Ai u shpall më i miri i ndeshjes te Kastrioti.

Beni Sula i shtoi gjashtë, ndërsa u dallua sidomos portieri Liridon Esati me shumë e shumë pritje.

Pas 5 viteve Kupa rikthehet në tempullin e hendbollit.

Fituesit e Kupës së Kosovës:

2023/24 Kastrioti 
2022/23 Trepça
2021/22 Besa Famgas
2020/21 Besa Famgas
2019/20 Besa Famgas 
2018/19 Kastrioti 
2017/18 Besa Famgas 
2016/17 Besa Famiglia 
2015/16 Besa Famiglia 
2014/15 Besa Famiglia 
2013/14 Besa Famiglia 
2012/13 Prishtina 
2011/12 Besa Famiglia 
2010/11 Besa Famiglia 
2009/10 Besa Famiglia 
2008/09 Kastrioti 
2007/08 Prishtina 
2006/07 Kastrioti 
2005/06 Kastrioti 
2004/05 BESA 
2003/04 Kastrioti 
2002/03 BESA 
2001/02 Trepça 
2000/01 Prishtina 
1999/00 Prizreni 
1998/99 (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës në Kosovë)
1997/98 (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës në Kosovë)
1996/97 Vëllaznimi
1995/96 BESA 
1994/95 Llapi 
1993/94 Trepça 
1992/93 Prishtina 
1991/92 Kastrioti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat