Në “Karagaçi” ndeshjet e barazhit

Hendboll

Në “Karagaçi” ndeshjet e barazhit

Më: 18 maj 2024 Në ora: 11:37
Pamje nga një ndeshje

Në palestrën “Karagaçi” në Pejë do të luhen ndeshjet e barazhit për Superligë.

Të shtunën prej orës 13:00 është ndeshja e hendbollisteve në mes të Ulpianës dhe Veronës. Ulpiana ishte e parafundit në Superligë, ndërsa Verona e dyta në Ligën e Parë. Skuadra që shënon fitore në edicionin e ardhshëm garues, 2023/2024, do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Pritet ndeshje interesante.

Ndeshje po ashtu e fortë pritet të jetë ajo mes hendbollistëve të Vëllaznimit dhe atyre të Vjosës, që fillon në ora 15:00. Edhe kjo ndeshje është të shtunën.

Derisa gjakovarët do të japin më të mirën për të mbetur në shoqërinë elite, Vjosa e Shtimes nuk do të ndalë përpjekjet deri në fund për kthim në Superligë.

Vëllaznimi ishte i parafundit në Superligë, ndërsa Vjosa e dyta në Ligën e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat