Ideologu dhe mbështetësi i çështjes kombëtare

Historia

Ideologu dhe mbështetësi i çështjes kombëtare

Nga: Prof.Dr. Sadri Rexhepi Më: 17 janar 2019 Në ora: 20:52
Jusuf Gërvalla

Jusuf Gërvalla u lind në fshatin Dubovik të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin në Deçan. Studimet i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filologjik,degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Një kohë punoi si sufler (pëshpëritës) në Teatrin e Prishtinës, pastaj përkthyes dhe gazetarë i gazetës "Flaka e Vëllazërimit" në Shkup.

Prej vitit 1973 e deri në arratisje në vitin 1979, ai punoi gazetarë i rubrikës së kulturës në të përditshmen "Rilindja"në Prishtinë. Kurse në mërgim,përkatësisht në Gjermani punoi si redaktorë në gazetat "Bashkimi"  "Lajmëtari i Lirisë"  dhe "Zëri i Kosovës".  Jusufi ishte organizatorë i shumë protestave në Gjermani dhe në vende të ndryshme të Evropës  në  mbështetje të demonstratave të vitit 1981. Një mbështetje të madhe i dha çështjes shqiptare në përgjithësi por në veçanti kontribuoi në Republikën e Kosovës , përmes intervistave që ua dërgonte personaliteteve me influencë (ndikim) në jetën politike gjermane lidhur me kërkesat legjitime të popullit të Kosovës. Me anë letrave mbante kontakte edhe me diktatorin e Shqipërisë Staliniste  Enver Hoxhën, duke i bërë shumë vërejtje me qëllim që ta mbështes çdo lëvizje përparimtare që do të lindë dhe do të punonte për të mirën dhe ardhmërinë e Kosovës. Jusufi  po ashtu në ato letra shprehte pakënaqësinë, lidhur me trajtimin e të arratisurve dhe të përndjekurve kosovar nga regjimet e ndryshme serbo-jugosllave, të cilët donin të gjenin strehim në Shqipëri.

Bashkëpunimi

Gjithashtu bashkëpunim të ngushtë mbante me patriotin dhe veprimtarin vizionar Metush Krasniqin në Kosovë dhe veprimtarin tjetër në Turqi Sabri  Novosellën. 

 Me rastin e 37 vjetorit të vrasjes së poetit, gazetarit, muzikantit e veprimtarit të madh Jusuf Gërvalla, institucionet tona shtetërore e shkencore në Kosovë e diasporë organizuan shumë tubime në shenjë të përkujtimit të figurës së tij madhështore.Për veprimtarinë e tij është shkruar e po shkruhet nga kënd vështrime të ndryshme. Veç të tjerëve rreth figurës se tij u ndalen edhe Kadri Rexha ,Myrvete Dreshaj , poeti i madh shqiptarë   Zeqir Gërvalla.   

 Për Jusuf Gërvallën shkroi edhe shkrimtari ynë i madh Prof. Dr. Sabri Hamiti, publicisti  Skënder Blakaj si dhe studiuesi i muzikës Rauf  Dhomi.

 Me qëllim të ndriçimit dhe begatimit të veprës dhe figurës së sipërshënuar autori i këtyre rreshtave gjatë vitit 1995 mblodhi mbi 60 deklarata (intervista) nga bashkëpunëtorët    e tij të veprimtarisë në perëndim. Mirëpo pas arrestimit tim nga policia serbe me 24 dhjetorë1995,disa nga deklaratat më janë humbur pasi që ishin të shënuara në bllok shënimet të cilët mi konfiskuan policët  serb .

Në bazë të shkrimeve që i dedikohen Jusuf Gërvallës gjer tani dhe deklaratave të bashkatdhetarëve  del  qartë konkluzioni se ai ishte njëra ndër fytyrat më të shquara të historisë sonë më të re kombëtare. Ai diti të përballojë me mençuri rrebesheve dhe furtunave duke i sfiduar si në Kosovë po ashtu edhe në mërgim. Vështirësitë që iu krijuan atij  në Kosovë për të zhvilluar  veprimtarinë e tij letrare e kombëtare për ardhmërinë e Kosovës e të popullit shqiptarë në përgjithësi  ia lehtësuan bashkatdhetarët dhe vëllai i tij Bardhoshi që punonin në perëndim, me ndihmën e të cilëve në kohën kur e kërkonte UDB-ja dhe shërbëtorët e saj , ai u largua nga Kosova e u vendos në Gjermani.

 Frymë e re

Sistemi Tito Rankoviqist ishte munduar që ta përkulte dhe ta thej por kurrë nuk arriti .

Ai kishte kryer shumë punë për të mirën e kombit ilegalisht dhe konsiderohej figura kryesore që mbante lidhjen në mes të grupeve ilegale që vepronin në Kosovë bashkë me ato që vepronin në perëndim. Këto veprime madhore ai i ndërmori ilegalisht në Kosovë në vitet e 70-ta. Kurse në Gjermani legalisht në vitet e 80-ta. Këso veprimesh ndërmerreshin  vetëm nga njerëz vërtetë të gatshëm për sakrificë e vetëflijim e jo nga disa që nuk donin të hynin siç thotë "populli për së ngushti" për të kërkuar Republikën e Kosovës. 

Jusuf Gërvalla solli një  frymë të re ne perëndim në LPRK  dhe luajti një rol të rëndësishëm në formimin dhe brumosjen e veprimtarëve  tjetër shqiptarë me virtyte kombëtare e patriotike, me qëllim që të ndalen nga klubet jugosllave   të asaj kohe, të mos ndikohen nga kultura jugosllave,  nga parullat e vëllaznim-- bashkimit'', nga kremtimi i datave historike të Jugosllavisë kjo donë të thotë praktikisht të bënin një jetë të pastër dhe të ruanin një unitet të gjuhës traditave e zakoneve tona kombëtare që ditëm ti ruajmë gjatë shekujve nga pushtues të ndryshëm dhe regjime të  ndryshme. Gjithë herë apelonte që ti shënojmë datat e ngjarjeve të mëdha dhe personaliteteve të historisë sonë kombëtare. Na këshillonte qe të anëtarësohemi sa më shumë shqiptarë LPRK dhe thoshte    duhet   të ruhemi nga individët  e  ngarkuara me prirje antikombëtare, të cilët me tepër angazhohen për  ngatërrimin e punëve se sa për mirëvajtjen e tyre''. Këta duke shfrytëzuar  situatën  momentale dhe anarkinë që mbretëron në ketë  mjedis kanë nisur gjahun e tyre që në të vërtet është kundër ose ne dem te bashkatdhetarëve të vete. Prandaj, me qellim para pengimit të këtyre veprimeve,  kërkohet nga bashkatdhetarët tan që tu drejtohen  atyre individëve që në të ardhmen nuk do të ngelin të paidentifikuar.    

Faktori i rëndësishëm     

Së këndejmi Jusuf Gërvalla së bashku me vëllain Bardhoshin dhe shokun Kadriun përbejnë një treshe mjaft të rëndësishme dhe të fuqishme  në panteonin e ngritjes së vetëdijes  kombëtare  në  mesin e shqiptarëve te mërgimit në vitet e 80-ta. Duke analizuar veprimtarin e larmishme të Jusufit si gazetar, poet, muzikolog  dhe  konceptet  politike e ndjenjat patriotike vijmë në përfundim se emrat e veprimtarëve të  sipërshënuar ishin bërë sinonim në manifestimet  që organizoheshin aso kohe në perëndim për formimin e Republikës së Kosovës. Kështu që,në kremtimin e ditës së flamurit në vitin 1981 pikërisht  në Shtutgard të Gjermanisë në të cilën Jusuf Gërvalla ka mbajtur referatin kryesorë ku ndër të tjera thotë ''Kosova Republikë nuk është kërkesë e thjeshtë sepse Beogradi do të kishte dhënë : ja merreni, por Kosova Republikë do të thotë shtet për të cilën edhe duhet dhënë jetën bijtë me të mirë të popullit shqiptar ''. Kjo devizë tregon se ai kishte aftësi organizative dhe ishte gjithnjë i pranishëm në mesin e bashkatdhetarëve me të cilët organizonte shumë tubime . Këtë më së miri e dëshmon ai që me një vullnet dhe me një entuziazëm kreu shumë punë edhe sa ishte në Kosovë edhe kur doli në perëndim sepse mblodhi e tuboi në lëvizje veprimtar e atdhetarë të flakët të sakrificës e të vetëflijimit.                                                                                                                                 

Vrasja e prijsit të lirisë dhe bashkimit kombëtar                      

Njëri nga bashkatdhetarët tanë pohon se ishte shokë i Jusuf  Gërvallën i cili veç të tjerash thotë se ai ishte poliglot i vërtetë andaj çdo herë kur takoheshim nëse nuk më rren përshtypja ma thoshte mendja se para meje qëndron njeriu me një energji të madhe krijuese me një shpirt (subtil) dhe kombëtarë për arsye se kërkonte që të gjithë bashkatdhetarët të angazhohen për çështjen tonë.   

Me shpërndarjen e afisheve, me organizimin dhe pjesëmarrjen e tyre në demonstrata, të vitit 1981 të Kosovës e trojeve shqiptare në ish - Jugosllavi me qëllim që të kuptojë Evropa me fajin e të cilës shqiptarët mbeten nën robërinë sllavo-greko,se shqiptarët nuk pajtohen me fatin e hidhur apo tragjedinë që ja caktojë Evropa me 1913, 1918, 1920, 1945. Së këndejmi, Jusufi edhe praktikisht, me qasjet e tij origjinale përpilonte afishet e parullat që përdoreshin  ne demonstratat e shqiptarëve  kudo nëpër Evropë.  

 Atentati

Jusufi përveç të tjerëve kishte merita të  veçanta, sepse ia bëri me  dije Evropës se herët apo vonë do ti kërkoj falje  popullit shqiptar për mëkatet që i ka ndaj tij. Kjo po shihet në këto pesë vjet e fundit praktikisht. Mirëpo ashtu si Samiu që me të vërtet formuloi alfabetin e sotëm shqiptar por nuk arriti ta shoh në praktikë, ashtu ndodhi edhe me Jusufin.     Së këndejmi ,  për fat të keq  zemra e Jusufit pushoi se rrahuri pas dy atentateve me 1982, të cilat i organizoi UDB-jajugosllave para se Kosava të shpallej Republikë  për të cilën u angazhua shumë. Për këtë arsye dhe si intektual që ishte ai duhet të renditet përkrah atyre qe inspiruan dhe punuan për lirinë e Kosovës pas Luftës të Dytë Botërore si Gjon Sereqin,  Ibrahim Lutfiu,  Marie Shllaku, Mulla Idriz Gjilani, Shaban Shala, Fazli Graiqevci,  Metush Krasniqi etj, etj.

Vrasja e tij nga organet sekrete te UDB-së largoi nga udhëheqja e shqiptarëve të mërgimi Jusufin në vrullin më të madh të punës duke pikëlluar zemrat e të gjithëve shqiptarëve kudo që gjendeshin kudo që gjindeshin aso kohe. Ai shkoi  me shpresën e pritur shumë vjet të popullit shqiptar se kur do ta shohim  Kosovën e lirë .                    

 Më kujtohet sikur sot janari i para 37 vjetëve kur në qytetin e studenteve në Prishtinë, konkretisht në konviktin nr. 4  arriti lajmi për vrasjes e tre veprimtarëve lajm   qe u prit rend dhe    me plot lot  e  dhembje qe na tronditi thellë   shpirtërisht, sepse vrasja e tyre ishte humbje e madhe në përgjithësi për çështjen kombëtare, kurse në veçanti diaspora humbi kreun udhëheqës. Ndërkaq poezia shqiptare humbi nga radhët e veta poetin afirmativ,publicistika gazetarin e mirënjohur kurse muzikologjia njërin ndër krijuesit e spikatur të krijimtarisë së artit e muzikës shqiptare.

Kundërshtari i regjimit 

Udhëheqësi i shqiptarëve në perëndim, poeti, gazetari, veprimtari i shquar  Jusuf Gërvalla gjatë gjithë veprimtarisë së tij patriotike kundërshtoi hapur diskriminimin dhe dhunën e pushtuesit sllavo-serb si dhe burgosjetë e shumta të shqiptarëve para e pas vitit  1981 thuhet në një intervistë dhënë një gazete gjermane që u botua për herë të parë më 1988 edhe në gjuhën shqipe.

 Studiuesit e letërsisë kur bëjnë fjalë për poetët që shkruan për vendlindjen , Jusufinn e krahasojnë me ndjenjën më të fortë të mallit për atdheun që patën Naimi e Mjeda të cilët jetuan e vdiqën në mërgim.Sa për ilustrim dëgjoni vargjet e Jusuf  Gërvallës:

Ndjenjën më të fuqishme të mallit:

Edhe una e fundit a kall në vatër

po këngën ende se kam mbaru

këngën për ty vendlindje

burim i lotëve të mi të shtrenjtë            

Lotët po përcjellin këngën time krenare

derisa unë shikoj zjarrin që shuhet ngadalë,

Kujtimet janë të zjarrta, si grunajat

me diellin e korrikut kalle...A thua a do të i shoh ma???

Kurse në  poezinë ''Bekimi i Nenës'' me 1975, ai shkruan:

Le te piqen kur të kesh ardhur sërish  

bari i zverdhuar fare le te jete

nën qatin e kullës le te pikojë shi

le të vërë trash cipa e tamblit në kusi

le ti marrë lumi urat, e trerët le të thyhen

në cung le të ketë sëpatë për dru

lulet e verës le ti ketë prerë bar kosëtari

le të ftohet

ka stinë kur veç parzma e nënës do të ngrohet.

 Ndërkaq poeti i madh Zeqir Gërvalla në një portret përkujtimi në vitin 1995 veç të tjerash tha edhe këtë :

 Pas vrasjes së Shaban Shalës nga Llapi-shkëmb kundër veriut.

 Pas vdekjes së Fazli Graiqevcit nga Drenica flakë i pa shuar, e  Qyqavicës në fillim të viteve të 60-ta nga torturat e UDB-së kriminele,në burgun e Prishtinës. Këta dy martirë me veprimin e tyre dhe guximin e tyre u bënë Flamur Qëndrese. Që atëherë e sot valojnë në qiellin e ndërgjegjes sonë...Dhe në atë valim të dukshëm e të padukshëm, gjetën edhe një shpirt...U bënë tre...E që të tre u shkrinë në një. E ky ishte Jusufi i Lëvizjes...Krah i Bac  Metushit. Prijës për liri e ribashkim kombëtarë,që veproi në mesin tonë, në tokën tonë, nën qiellin tonë. Ai edhe shihej, edhe nuk shihej. Kur zbulohet, për çudi nëpër kthetra u ikë barbarëve të zinj, si drita nëpër errësirë.

Dritë pas  drite thyen kufij, zhbiron terrin... Vepron dritëron mes dritash në Gjermani si bacë Metushi në  Kosovë--Shqipëri...por edhe atje përbirohen korbat e zinj. Dhe në natën e errët  të 17 janari 1982 në Untergruppenbach afër Shtutgarditr, shitojnë nga pusia në pabesi...                                                                                                                                  

luftëtari i penës    

Kështu që në bazë të asaj që u tha me lart Jusufi me punën e palodhshme e pasuroi veprimtarinë poetike shqiptare, e në anën  tjetër  shkruante  referate  për  lëvizjen...E  kjo  donë të  thotë  se ai angazhohej  për  të  mirën  e popullit  dhe  ardhmërinë  e  tij në  të dy  krahët  apo  më mirë  të  themi  edhe  ilegalisht edhe  legalisht. Ai  kishte  kryer  shumë punë  për të mirën  e popullit  dhe  kombit  në konspiracion . Si  do  që të jetë emri  i  tij  ka  qenë  dhe  do  të  mbetet  figura   më  poliedrike  për  të  gjithë  shqiptarët  i  cili  la  gjurmë   të  pashlyera  në  letërsi, muzikë, teatër dhe  në  përgjithësi  në artin bashkohor . Kjo  do  të thotë  se  tërë  jetën  punoi me një përkushtim të madh e me mund titani në lëmenjtë e letërsisë artistike, në gazetari, në krimtarinë muzikore që kishte për qëllim  avancimin  emancipimin  e kulturës shqiptare në përgjithësi, duke i dhënë një kahë dhe orientim pro perëndimor. Jusufiu u largua nga kjo botë ende pa e realizuar  amanetin e Metush Krasniqit, idetë dhe parimet e ENDSH së. Iku në kohë kur i duhej me se shumti Kosovës. Hijet e zeza e përcollën dhe ia shuan jetën në vlugun me të madh të punës intelektuale, që e kanalizoj ter atë energji dhe potencial  krijues për realizimin e aspiratave tona gjithëkombëtare që kur Kosova u nda dhe u aneksua tradhtisht  nga  serbo-malazezët  nga viti 1912.

Qëndroi heroikisht  dhe as një herë nuk u thye ndaj detyrave që i kishte shtruar vetës dhe kombit të vetë. Jusufi ishte një luftëtar i penës  në zjarrin e lirisë . Zemrën e kishte mal, ku se cili atdhedashës mund të zinte  vend. Jehona  e  shkrimeve të tij u dëgjua deri në  Beograd, në Athinë, e deri në Rusi. Andaj mund të konkludojmë  me një thënie të  një poeti  tonë  se  ,,Atë që bëri Skënderbeu  me shpatë e beri Jusufi me  penë''

Veprat e tij janë:''Fluturojnë e bien'',  ''Kanjusë e verdhë'', ''Shënjat e shënjta'', ''Rrotullë'', dhe drama  ''Procesi''...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat