Deklarata e Herman Bernstein: Mbreti Zog është një nga udhëheqësit që punon më shumë në Europë

Historia

Deklarata e Herman Bernstein: Mbreti Zog është një nga udhëheqësit që punon më shumë në Europë

Nga: Aurenc Bebja Më: 28 mars 2020 Në ora: 17:07
Herman Bernstein

“The Chicago Tribune and the Daily News” ka botuar, të mërkurën e 25 majit 1932, në faqen n°3, një intervistë të Herman Bernstein, ambasadorit amerikan në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Bernstein, ambasador i Shqipërisë, në Paris

Rrugës për në detyrën e tij

Image
Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Herman Bernstein, ambasadori amerikan në Shqipëri, shkoi pasditen e djeshme në Paris, qëndroi atje për disa orë, dhe pastaj mori trenin e mbrëmjes për në Gjenevë për të kaluar dy ditë para se të kthehej në postin e tij në Tiranë.

Ai ishte shumë optimist për kushtet politike dhe ekonomike përtej Atlantikut. Tani për tani, tha ai, qytetet e mëdha pasqyrojnë depresionin shumë më tepër se qytetet e vogla sepse ato kanë një mentalitet të tillë depresioni, por “së shpejti do të dalin prej tij”.

— Po në lidhje me situatën politike çfarë mendoni ?

— Unë pres që t’i raportoj të njëjtit president gjatë pesë viteve të ardhshme. Nuk mund të them asgjë më shumë ?

— Shqipëria ?

— Një nga vendet më interesante në Evropë për të jetuar. Një vend shumë interesant dhe me të ardhme. Unë mendoj se Mbreti Zog është një nga udhëheqësit që punon më shumë në Evropë. Ai është i zënë çdo minutë në planet për të përmirësuar vendin e tij dhe po ia del mbanë me sukses.

Bernstein, i cili kaloi vetëm një muaj në Shtetet e Bashkuara, kryesisht në Uashington, u kthye me anijen Leviathan. Ai do të vizitojë vajzën e tij në Gjenevë para se të kthehet në Tiranë.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/kur-ambasadoret-e-shteteve-me-te-fuqishme-ne-bote-respektonin-udheheqesit-shqiptare-deklarata-e-herman-bernstein-mbreti-zog-eshte-nje-nga-udheheqesit-qe-punon-me-shume-ne-europe-shqiperia-the-chicago-tribune-and-the-daily-news-1932/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat