Le Siècle (1888)/ Konflikt diplomatik postar në Shkodër – Arsyeja e ndalimit të komunikimeve me jashtë! - Bota Sot
Le Siècle (1888)/ Konflikt diplomatik postar në Shkodër – Arsyeja e ndalimit të komunikimeve me jashtë!

Historia

Le Siècle (1888)/ Konflikt diplomatik postar në Shkodër – Arsyeja e ndalimit të komunikimeve me jashtë!

Nga: Aurenc Bebja Më: 5 korrik 2020 Në ora: 09:34
Le Siècle

“Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një shkrim në lidhje me arsyen e një konflikti postar asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Konflikt postar në Shkodër 

“Vali (guvernatori i përgjithshëm) i Shqipërisë u komunikoi zyrave postare franceze dhe italiane në Shkodër, se u ndalon atyre, në të ardhmen, të kryejnë komunikime postare në Shqipëri. 

Me kërkesë të konsullatave të Francës dhe të Italisë që donin të mësonin arsyen e këtij ndalimi, vali i njoftoi ato se zyrat e lartpërmendura shpesh shpërndanin letra revolucionare te shqiptarët, dhe se kohët e fundit disa ngjarje në male ishin provokuar nga letra të tilla që vinin nga jashtë.

 Konsujt protestuan dhe referuan tek ambasadat e tyre për këtë ngjarje.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat