Historiani Jahja Drançolli në rrjetin social Facebook, ka publikuar stemën e Dardanisë.
Drançolli në këtë postim shkruan se, në këtë stemë paraqitet luani me ngjyrë të kuqe, shputa të lashta të atij që mban gradën e parë ushtarake, mburojë në fushtë të bardhë e të ngritur lartë.
Sipas tij, këtu veçohet arma e quajtur Darda, kurse kurora i dedikohet Justinianit.
Postimi i plotë:
Stema e DARDANISË në të cilën paraqitet luani me ngjyrë të kuqe, shputa të lashta të atij që mban gradën e parë ushtarake, mburojë në fushë të bardhë të ngritur lartë. Veçohet sidomos arma (shtiza) e quajtur Darda, ndërsa kurora i dedikohet Justinianit, perandor i shkëlqyeshëm i origjinës dardane. Përmbajtja i referohet njoftimeve të Virgjilit, i cili bën fjalë për origjinën e Dardanit nga Troja e Dardaneleve, trevë e rajonit të Stambollit të sotëm!
Burimi: Bibliotheca Rhacusina