Editoriali i Federatës Panshqiptare Vatra më 1935: Kabineti i ri qeveritar liberal është efekt i politikës së mençur dhe largpamëse të Ahmet Zogut

Historia

Editoriali i Federatës Panshqiptare Vatra më 1935: Kabineti i ri qeveritar liberal është efekt i politikës së mençur dhe largpamëse të Ahmet Zogut

Nga: Aurenc Bebja Më: 10 gusht 2020 Në ora: 17:06
Ilustrim

“Bulletin quotidien de presse étrangère” ka botuar, të martën e 5 nëntorit 1935, në ballinë, një shkrim në lidhje me editorialin e Federatës Panshqiptare Vatra, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat - Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Pasqyra e shtypit

Shqipëri

Situata në Shqipëri

Tiranë, 4 nëntor.

Zyra e Shtypit shqiptar raporton : gazeta Vatra (e ka fjalën për gazetën Dielli të Federatës Panshqiptare Vatra), në editorialin e saj, hedh një vështrim retrospektiv të zhvillimit dhe përparimit të bërë gjatë dhjetë viteve të fundit në Shqipëri, nën udhëheqjen e Mbretit Zog I. Ajo vëren se formimi i kabinetit të ri liberal është efekt i politikës së mençur dhe largpamëse të sovranit.

Përbërja e kabinetit Frashëri (Mehdi), thotë gazeta, është triumf i dinamizmit të rinisë shqiptare dhe, me formimin e tij, përuron një epokë të re në përparimin kulturor dhe ekonomik të popullit shqiptar. (Havas).

Shkrimi i plotë: Editoriali i Federatës Panshqiptare Vatra më 1935: Kabineti i ri qeveritar liberal është efekt i politikës së mençur dhe largpamëse të Ahmet Zogut

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat