Historia e humanizmit të nipit të Isa Boletinit, si i shpëtoi mbi 10 mijë hebrenj në vitin 1943

Historia

Historia e humanizmit të nipit të Isa Boletinit, si i shpëtoi mbi 10 mijë hebrenj në vitin 1943

Nga: F.Beka Më: 13 shtator 2020 Në ora: 12:19
Tafil Boletini

Njohja e paralajmëruar e pavarësisë së shtetit të Kosovës nga shteti izraelit ka nxitur debate edhe polemika ndër shumë vende tjera, përderisa një palë thotë se ata na kanë pasur borxh njohjen duke pasur parasysh mbrojtjen dhe shpëtimin e shume familjeve hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore, pala tjetër mendon se për njohjen nga Izraeli duhet falënderuar ekskluzivisht ShBA-të

Serbia ka vite qe ka angazhuar jo vetëm ambasadorët edhe diplomacinë por edhe lidhjet e vjetra që kishin zyrtarët e ish-Jugosllavisë me vende të ndryshme për të propaganduar dhe punuar kundër njohjes së pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Bile ka shifra edhe fakte të shumta se Serbia ka paguar shuma të mëdha të mjeteve materiale për të ri-shqyrtuara vendimet e njohjes apo edhe për të konstatuar pezullimin e njohjeve, duke iu ofruar armë, duke iu lejuar udhëtime pa viza edhe duke krijuar privilegje për krerët e këtyre shteteve që shumica janë jo demokratike dhe autokratike.

Kjo fushatë nga serbët ka bërë që brenda disa viteve të kemi vetëm 8 njohje të reja . ndërkohë që ka mbi dhjetë vende që kanë vendosur të rishqyrtojnë njohjen edhe pse në të drejtën ndërkombëtare nuk është praktike çnjohja e një vendi pasi më parë është njohur si shtet.

Sikur në disa vise etnike shqiptare, ku hebrenjtë kanë gjetur strehim, furnizim edhe shpëtim nga dora naziste, dorën e shtrirë dhe shpëtimin e hebrenjve e ka mundësuar edhe nipi i gjeneralit të pavarësisë Isa Boletinit, Tafil Boletini të cilin viti 1943 e gjeti në postin e kryetarit të Bashkisë të Elbasanit.

Tafil Boletini (djali i Ahmet Boletinit) një nga shumë djemtë edhe nipat e Isa Boletinit që kishin në atë kohë ishte me fakultet te mbaruar në qendrat më të njohura perëndimore dhe që kishin qenë në detyra me rëndësi në shumë qytete të Shqipërisë, njihej për përkushtimin, sinqeritetin edhe gatishmërinë të jetë përherë me popullin edhe me hall-ligun.

Të tillë në vitet e luftës ishin hebrenjtë që nuk po gjenin askund vend, strehë edhe shpëtim duke ikur nga një vend në tjetrin me të vetmin qëllim shpëtimin nga dora naziste, e numri i tyre ishte shumë i madh, ashtu siç ishte edhe vuajtja e persekutimi i vazhdueshëm.

Mbi dhjetë mijë hebrenj kishin ikur nga Bullgaria dhe kishin kaluar në Shqipëri me shpresën se atje do të gjejnë strehë e shpëtim, ndonëse nuk ishin aspak të sigurt duke ditur forcën naziste dhe dorën e saj të fortë që shtrihej kudo nëpër evropën e asaj kohe.

Stërnipi i gjeneralit Isa Boletinit, Gazmend Boletini aktualisht mbikëqyrës edhe ciceron në Kullën e Isa Boletinit në Boletin thotë për “Bota Sot” se “Tafil Boletini nipi i Isës i cili në vitin 1943 ishte kryetar bashkie në Elbasan ka qenë shpëtimtar i rreth 10 mijë hebrenjve të cilët ‘ i ranë në dorë’, të cilëve iu ndërroi dokumentet identifikuese dhe data e lindjes, duke iu përcaktuar edhe nga një profesion për të kompletuar ndryshimin e identitetit, me qëllim shpëtimin nga dora naziste.

Për këtë veprim humanist të Tafil Boletinit ka dëshmi faktike (lista e emrave të hebrenjve të shpëtuar në Elbasan i gjetur në arkivin e Shkupit edhe i publikuar nga historiani dhe studiuesi Skender Hasani, shprehet Gazmend Boletini.

Fal maturisë dhe gjeturisë së Tafil Boletinit, u shpëtuan 10 mijë hebrenj, të cilët ai ia doli të kamufloi në qytetarë vendor dhe të i shpëtoj ata nga vrasja dhe persekutimi, të cilët i ishin nënshtruar nga regjimi nazist i Hitlerit.

Shumë familjarë nga ata 10 mijë hebrenjtë e mbijetuar edhe shpëtuar në Elbasan të Shqipërisë nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit mitrovicasi dhe nipi i Isa Boletinit, Tafil Boletini ka marr aso kohe edhe deri në vdekje shumë letra përgëzimi e falënderimi për humanizmin e treguar, duke mbajtur korrespodencë edhe lidhje vëllazërore mes hebrenjve edhe familjeve shqiptare qoftë në Kosovë edhe në Shqipëri.

Shumë prej tyre prej atëherë kanë krijuar jetë të re në trojet etnike shqiptare duke e konsideruar vendin e shqiponjave si shtëpinë e rilindjes edhe mbijetesës edhe strehë të sigurt për jetë, duke qenë mirënjohës edhe falënderues përjetësisht.

Të gjitha këto shifra edhe fakte nga humanizmi dhe kontributi i Tafil Boletinit në shpëtimin e hebrenjve përshkruhen në librin “Rrugëtimi” i botuar , me dokumente arkivore , për familjet shqiptare që shpëtuan hebrenjët gjatë luftës së dytë botërore , botuar nga drejtori ITSHK - Shkup Skender Hasani.

Ku personazh kryesor është Tafil Boletini në mars të vitit 1943 i shpëtoi 10 mijë hebrenj në Elbasan , i dërgon kërkesë Qeverisë së asaj koheqë atyre të ju jept nënshtetësi, ku ajo edhe i aprovohet , duke iu dhënë nënshtetësi dhe pasaporta shqiptare.

Më pas të njëjtin veprim humanitar e ka bërë edhe në kohën kur ishte kryetar i Tetovës, duke mbrojtur edhe strehuar hebrenjtë e Shkupit.

Sipas Gazmend Boletinit gjatë hulumtimit për viktimat e Holokaustit është themeluar edhe një departament në kuadër të ITSHK – Shkup është kompletuar dosja e Tafil Boletinit për shpëtimin e hebrenjve dhe u dërgua tek autoritetet herreje që ai të shpallet qytetar nderi dhe emri i tij të figuroj në Muzeu më të madh hebraik “Vad Vashem” në Jerusalem.

Libri është botuar në vitin 2017 , në Shkup ndërsa promovimi i këtij libri është bëtë edhe në anën tjetër të Atlantikut në Nju Jork dhe Uashington dhe në disa qendra evropiane përfshirë këtu edhe Prishtinën, Tiranën, Shkupin etj.

Image
Dokument
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat