Thot-i themeluesi i parë i shkencës pas Përmbytjes Natyrore! Thot-i fliste shqip!

Historia

Thot-i themeluesi i parë i shkencës pas Përmbytjes Natyrore! Thot-i fliste shqip!

Nga: Sami Arifi Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:04
Sami Arifi

Thot-i ishte krijuesi i shkencës së lashtë, ai nxorri dietarë të lartë të njerëzimit (Rama, Krishna, Mojsiu, Ofreu, Pitagora dhe Platoni), Thot-i fliste 12.000 vjet para erës sonë shqip, meqë ai ishte Ilir. Thot-i ishte krijuesi i shkencës së misterët i hieroglifeve, pra ai ishte i pari pas Përmbytjes Natyrore që bëri shfaqjen dhe shpalljen e mendimit të Zotit nëpërmjet gjuhës njerëzore ilire. Emri i Thotit përkon përpikmërisht me kuptimin e vet etimologjik, burimor: thot, veta e tret e të tashmës dëftore të foljes shqipe tham (thom) thua thot, rrjedh nga dëftorja e foljes shqipe (ilire).

Sipas studiuesit e shkrimtarit të mrekullueshëm Endriju Tomas (australian), duke u nisur nga titujt që i janë atribuar Thotit tek “Libri i të Vdekurve” dhe në disa mbishkrime faraonike (“Kryezoti i ardhur nga deti” dhe “Kryezoti i dy Tokave”), na lind e drejta të mendojmë se ai ishte një Prijsë Atlantidas.

Grekët ia ndërruan emrin në Hemers, kurse romakët në Mërkur. THOT, në gjuhën ilirishte (shqipe), ka kuptim THOTË, FLET, TREGON”. Pra Thoti ishte një boreal (lëkurëbardhë nga veriu) i racës ilire. Dhe mbi lashtësinë e gjuhës (dhe të racës) ilire të gjithë tashmë janë në një mendje.

Sipas Thotit koncepti i finalitetit i shkoqitur me dukshmëri të mrekullueshme, në harmonin e rruzujve, në të gjitha shfaqjet e gjithësisë, nga trupat qiellor më të pamatë e të largët deri tek elektroni dhe protoni, thërmiat pambarimisht të vogla, përbërës të atomit, ndarjes më të vogla të materjes që hyn në ndërthurje duke i ruajtur vetit kimike të elementeve të veçanta. Pitagora përmes mësimit që kishte bërë në shkollën e Thotit në tempujt e Tebës apo të Menfit, arriti ai ta paraqes teoremën e famshme në emrin e tij të quajtur Teorema e Pitagorës. Për syçelët dhe të vullnetshmit asgjë nuk është e pamundur, meqë njeriu i krijuar sipas shembëlltyrës së Zotit, zotron një fuqi krijuese reflektive të pamatë, i aftë për të realizuar gjëra mahnitëse dhe të jashtëzakonshme, që kanë brenda të mrekullishmën; Ai kishte të rrënjosur thellë fuqinë për të kthyer në të mirë të gjitha të këqiat, për të shndërruar çdo ndodhi të papëlqyeshme në një ngjarje lavdie; për t’u shkëputur nga Toka e për të fluturuar përherë e më lartë, me forcat e veta, drejt ndriçimit të pastër të cikleve më të larta.

Thoti ndërtoi alfabetin hieroglifik fonetik duke patur si çelës gjuhën shqipe, d.m.th duke marr për çdo hieroglif tingullin e parë zanor apo bashkëtingëllor të emrit shqip të sendit apo konceptit të përfaqësuar, do të thotë se autori i librit Katapano, Thot-i Fliste Shqip, ka zbuluar në mënyrë të sigurt dhe pa frikë përgënjeshtrimin se:

-Zanafillja e ilirishtës zbret në kohë mjaft të hershme se ato që historia ka përcaktuar; të dhëna që duhet të rikthehen në neolitik, ndoshta edhe në kohë të mëparshme, të afërta me origjinën e qytetërimit të Nilit, i cili, sipas rezultataeve më të kujdesshme të hulumtimeve të fundit dhe studimeve të kryera, fillon me zhdukjen e Atlantidës përmes të ashtquajturës “Përmbytje Natyrore” (rreth 12.000 vjet më parë); epokë në të cilën duhet të vendoset pashmangshmërisht shfaqja e parë e vërtetuar e Thotit në Egjypt, siç arrinë të shpjegoi në këtë hyrje dhe përgjatë punimit autori, Xhuzepe Katapano, të librit Thot-i Fliste Shqip.

-Kjo sjellë si rrjedhoj të pashmangshme korrigjimin e të dhënave historike, korologjike, filologjike, me rëndësi spikatëse.

-Të rizbulosh Thotin do të thotë të zgjerosh kufijtë e shkencës që, me dashje apo pa dashje, shpien pashmangshmërisht në metafizikë; dhe kjo është tepër e rëndësishme për njeriun dhe për njerëzimin. Duke rifilluar pas shqyrtimit të çështjes kuptimin e vërtetë të jetës, që është në thelb me natyrë shpirtërore, njeriu do të jetë në gjendje të shijojë sërish gëzimet e shijes, aromave dhe kundërmimeve të papërlyera, brenda vezullimit të lavdishëm të dritës fillestare.

Doktrina e Thotit në Komedinë Hyjnore është e tejdukshme; në të përvijohen dy drejtime të ndryshme njëri shpirtëror dhe transhendent; tjetri rastësor; i pari tepër i gjallë në asketizimin e vet përsiatës, me shpirtin parreshtur të kthyer drejt Zotit; njëri që vepron në fushën konkrete shoqërore, i orjentuar në arritjen e një mirëqënie që të bëj të mundur, në kohë të dytë të përafruar, evolucionin shpirtëror nëpërmjet provave të pranuara dhe të kapërcyera me ndjenjën e detyrës dhe të “vëllazërisë”, të ndjera dhe të ndjekura në mënyrë të parreshtuar. Vazhon artikulli i dytë për për Thotin; Shtatë Parimet Filozofike të Thotit mbi shkencën 12 mijë viteve para erës sonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat