Historia e rrallë e Dom Shtjefën Kurti

Historia

Historia e rrallë e Dom Shtjefën Kurti

Nga: Suzana Krroqi Mako Më: 29 shtator 2021 Në ora: 07:51
Dom Shtjefën Kurti

Histori krenarie e lavdie e Klerikëve të Kishës Katolike, të rrënjosur në këtë tokë prej dhjetëra shekujsh, të lagur nga gjaku i martirëve, djersa e lotët e shumë të dënuarve, janë kudo në indet e në kujtesën e këtij Kombi, të cilët në çdo frymëmarrje i jepnin jetë kulturës, fesë, Shqipërisë!

Dom Shtjefë Kurti është një prej 100 viktimave më të njohura të komunizmit ndërkombëtarë, që u ekzekutua në 29 Shtator 1971.

Ndër 38 Klerikët që u Lumnuan në 5 Nëntor 2016, si Martir Meshtar Katolik është dhe Dom Shtjefën Kurti!

E akuzuan, e burgosën, i morën jetën një Kleriku të Karrierës, Kreun e Kishës Katolike Shqiptare, Dekan i Dekanatit të Tiranës, i cili ka kryer një sërë veprash Madhore Patriotike në shërbim të Popullit e Kombit të Tij.

I arsimuar në Universitetet më Prestigjoze të Europës, ish Personalitet e i njohur nga Diplomatë Europianë të Karrierës.

Shtjefën Kurti ka lindur në Prizren në 24 Dhjetor 1898 në një familje fisnike, patriote, e të pasur, vitet e para të jetës i kaloi në këtë qytet e më vonë familja u vendos në Ferizaj.

Shtjefën Kurti studioi në Seminarin e Shkodrës dhe në vitin 1918 filloi studimet për Filozofi e Teologji në Kolegjin Canisianum, Innsbruck, Austri.

Sudenti ekselent me njohuri të thella, Shtjefën Kurti shkoi për të vazhduar sudimet dhe i përfundoi në Kolegjin dhe Universitetin prestigjoz "Propaganda Fide" në Romë, Itali.

Dom Shtjefën Kurti pasi përfundimit të studimeve dhe shugurimit Meshtar në Romë ku mbajti meshën e parë, propozohet të punojë në Vatikan, por kthehet në Kosovë sepse dëshironte ti shërbente me devotshmëri popullit të tij dhe fillon

shërbimin shpirtëtor ndaj besimtarëve, në Ferizaj, Shkup, Prizren dhe Novosellë.

Numëri gjithnjë e në rritje i Figurave Shqiptare në Kosovë, për ndjenjat dhe veprimtarinë e tyre patriotike, për kundërshtimin ndaj shkombëtarizimit, kërcënoheshin nga serbët dhe eleminoheshin fizikisht.

Prandaj tre Meshtarët Katolik Shqiptarë Kosovarë, Dom Shtjefën Kurti, Dom Luigj Gashi dhe Dom Gjon Bisaku, në Janar 1930 u larguan nga Kosova dhe erdhën në Shqipëri.

Në 5 Maj 1930 në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, (Sot OKB), i dorëzuan Sir Eric James Drummond, Sekretari i

Parë i Përgjithshëm (1919-1933), Promemorien e shkruar fillimisht në frëngjisht, të cilën e kishin pregatitur më parë në Kosovë.

"Sigurisht që nuk do të jemi të fundit që do të protestojmë pranë këtij lnstitucioni të Lartë të së Drejtës Ndërkombëtare".

Me fakte e dëshmi i treguan botës se çështja shqiptare nuk ishte një çështje fetare, por kombëtare, pasi qeveria serbe po përdorte metodat më brutale të vrasjeve dhe terrorit për të ndryshuar balancat etnike në trojet shqiptare nën Sërbi.

Denoncuan dhunën e terrorin e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës, mbi këto tema; mbrojtja e jetës, e lirisë, e të drejtës së pronës, e përdorimit të gjuhës shqipe, e shkollimit dhe e fesë për të gjithë Shqiptarët e Kosovës.

Detyra e Meshtarit e Dekan i Dekanatit të Tiranës i dhanë Dom Shtjefën Kurtit mundësinë të kontaktonte me shume personalitete të vendit e të huaj, si në kohën e luftës edhe pas çlirimit, me Ambasadorët Angles, Amerikan, etj.

Por e akuzuan si agjent të perendimit dhe e arrestojnë në 28 Tetor 1946 në Tiranë.

Gjatë hetuesisë u torturua mizorisht për shumë muaj dhe në proçesin e gjykimit në 1947 u dënua me vdekje, por dënimi u ndryshua në 20 vjet burg.

Për arsye të një amnistie lirohet nga burgu i Burrelit në 2 Maj 1963 e kjo liri gëzoj të gjithë famijarët e tij në Tiranë, Kosovë e Shkup.

Për disa vite liri, gjithmonë nën vëzhgim të rreptë, të vazhdueshëm, përsëri e akuzuan si armik e mjaft të rrezikshëm për rregjimin, për spiunazh, sabotazh, kryerjen në fshehtësi të riteve fetare dhe arrestohet në Gurrëz, në Qershor 1970.

Dom Shtjefën Kurti qëndroj dinjitoz, nuk u frikësua para vuajtjeve, as para vdekjes dhe

pas një viti akuzash e torturash çnjerëzore u dënua me vdekje, pushkatim.

Ai nuk kërkoi amnisti, por me krenari pohoi, "e kam kryer detyrën time meshtare, jam fatlum që po vdes martir".

Dënimi u ekzekutua në 29 Shtator 1971, por me gjithë përpjekjet shumë vjeçare për gjetjen e vendit ku prehen eshtrat e të dashurit tonë, Nikolin Kurti vazhdon të kërkojë dhe ndriçimin e plotë të jetës e veprës së Dom Shtjefnit e quan mision të jetësë së tij.

Ekzekutimi i Dom Shtjefën Kurtit u mbajtë shumë sekret nga qeveria, por lajmi tronditi opinionin botëror, kur shtypi më autoritar Europian zbuloi vrasjen e tij, protestat u përhapën në qytetet kryesore të Europës e në Sh.B.A.

Më 28 Mars 1973, Agjensia Austirake "Kathpress" publikoi lajmin se Dom Shtjefën Kurti ishte pushkatuar, po këtë publikim bënë dhe gazeta "Il Tempo", The People", "Corrire della Sera", Il Messaggero", "The New York Times" (28 Mars 1973 dhe 26 Shkurt 2017), "New York Post", "The Daily News", "To Vima", Agjensia franceze e lajmeve AFP, Agjensia Gjermane DPA, Reuters Britanike, TV. Italiane etj.

Lajmi i vrasjes së Tij e vuri regjimin në një pozicion mjaftë të vështirë përballë vendeve perendimore, por pas një periudhe heshtje qeveria, mediat reagun. Gazetat shkruanin se "dënimi i tij ishte i merituar" si bashkëpuntor me agjenturat amerikane e angleze që kishin projektuar rrëzimin e regjimit komunist.

Dom Shtjefën Kurti si Klerik atdhetar vokacionin e tij e kreu me përkushtim të pashembullt, në momente të vështira, në kohën kur kërkoheshin sakrifica e martirizim.

Historia e Kishës Katolike e këtij Institucioni në Shqipëri është histori ngadhnjimi, martirizimi, histori besimi edhe patriotizmi, histori fetare, kulturore, histori shiptare po edhe europiane e universale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat