Greqia tokë arbërore

Historia

Greqia tokë arbërore

Nga: Atdhe Geci Më: 3 tetor 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Republika e Çamërisë, e shpallur më 30 tetor, 2016, në Hagë të Hollandës, u lind 15 mijë vjet pas qytetërimit pellazg, 5 mijë vjet pas Diskut të Festos, dhe Gurit të Lemnit, 2 mijë e 500 vjet pas Mbretërisë së Pirros, dhe rreth 600 vjet pas Princit të Arbrit dhe Mbretit të Epirit, të hyjshmit, - Gjergj Katriotit-Skënderbeut. Në këtë udhë të gjatë qytetërimi, Epiri

i Ilirisë-Çamëria, pati mijëvjeçarë të shkëlqyer të kulturimit; të artit, shkencës dhe filozofisë. Por, udhës së vështirë nëpër epoka, Epiri pellazgo-iliro-shqiptar, Çamëria, përjetoi lufta dhe gjenocide të rënda nga fqinjët tanë; një gjenocid nga Perandoria Romake, një gjenocid nga Perandoria Osmane dhe 3 gjenocide nga shteti grek e ai serb. Të gjitha këto gjenocide të bëra nga fqinjët kurrë të padënuara.

Epiri i Ilirisë, Çamëria shqiptare, jo pa të drejtë quhet folea e gjithë qytetërimit Evropian e botëror. Çamëria pellazgo-shqiptare, njihet për figura të shquara shqiptarësh që i  dhanë vepra të çmuara vetes dhe kontribuan në qytetërimin gjithëbotëror. Republika e Çamërisë shtrihet në 23 mijë e 500 kilometra katrorë sipërfaqe tokë, ujra dhe det, dhe ka mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë e që janë pjesë e Shqipërisë së pushtuar nga Greqia. Në Lëvizjen Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë, kontributi i nismëtarit, Festim Lato, është i veçantë dhe i jashtëzakonshëm. Festim Lato bashkë Atdhe Gecin, Ali Aliun e Ahmet Xhanin janë Nismëtarët për Shpalljen e Republikës së Çamërisë.

Kam patur vullnet, durim e guxim shprehej Lato që, unë dhe bashkëpatriotët e mi t´ia heqim rrasën e vorrit, dhe t´ia hapim të gjitha dyert dhe dritaret një çështjeje të burgosur nëpër arkiva dhe katakombe të shtetit gjenocidist të Greqisë. Nuk qe e lehtë të hapet dhe t´i jepet udhë e adresë një çështjeje siç është Çamëria dhe gjenocidi i bërë i Greqisë ndaj çamëve dhe arvanitëve. Lëvizja Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë është lëvizje dhe trokitje e përhershme për të drejtën mbi ekzistencën e çamëve dhe arvanitëve në trojet e tyre stërgjyshore. Heshtja kaq e gjatë mbi një vullkan të fjetur siç ç´është Çamëria është për të ardhur keq. Gjenocidi i bërë grek mbi Çamërinë është me plot dëshmi dhe fakte. Dorëzimi i Dosjes Çame me 11 shkurt, 2016 në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, është një shpresë më shumë për çamët dhe për Çamërinë.

Pranimi i Dosjes çame nga  Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, me 11 shkurt, 2016 kundër gjenocidit të Greqisë ndaj çamëve dhe arvanitëve gjatë viteve 1913-1945 shënon kthesë dhe nismë të rëndësishme historike për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Gjuha shqipe në Çamëri është gjuhë e parë e njërëzimit. Ajo ruhet dhe zhvillohet në kushte të shtetrrethimit të Greqisë. Çamët dhe as arvanitët nuk heqin dorë nga gjuha pellazgo shqipe.

 

Pra, është koha të ngrejmë në këmbë të vërtetën e  fshehur  dhe  nën pranga për Çamërinë. Është koha që Gjenocidi i bërë grek ndaj çamëve dhe arvanitëve të bëhet i njohur dhe të ndërkombëtarizohet. Në këtë drejtim, zëri i shqiptarëve për Çamërinë është shumë i nevojshëm. Gjenocidi i vazhdueshëm i shtetit të Greqisë ndaj çamëve dhe arvanitëve është i dëshmuar nga studiues grekë dhe të huaj.

Heshtjen e çështjes çame e kanë bërë shumë faktorë. Por, programi i veprimit të  Republikës së Çamërisë është bërë mbi tabanin e fortë të Rilindjes Kombëtare. Çamëria është gjaku i gjithsecilit shqiptar. Shqipëria  dhe  shqiptarët  duhet  ta thonë  hapur  të  vërtetën  s´e  Shqipëria në  Greqi  ka  gjithsejtë, 23 mijë e 500 kilometra katrorë sipërfaqe tokë dhe ujëra. Prej tyre 17  mijë  e  500  kilometra katrorë sipërfaqe janë tokë dhe, 6 mijë kilometra katrorë sipërfaqe liqenesh dhe det. Kufijtë e Shqipërisë me Greqinë janë te “Tre gurët e zes” në Prevezë, shkruan Sami Frashëri, në librin,“Gjeografia e Çamërisë”, botuar në vitin 1889.

Republika e Çamëria shtrihet në truallin e saj etnik, gjuhësor e kulturor. Shqipëria deri në Prevezë ka një popullsi me mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë. Në Greqi aktualisht jetojnë  rreth 67 % të popullsisë me prejardhje shqiptare.

Prandaj, Greqisë duhet t´i themi hapur se shqiptarët s´ kemi tokë për të falur. Jemi mbi dheun e tokës sonë. Çamët dhe arvanitët e duan Pavarësinë e Çamërisë, dhe bashkimin me shtetin amë, Shqipërinë. Atdheu ynë, po as Shqipëria, nuk e kanë atë luks të heqin dorë nga një sipërfaqe e tokës sa Çamëria.

Grekët  ( me fanariotët ) provuan hapur të na e vjedhin  popullin vëlla arvanitë. Por, Arvanitët,  gjuhën shqipe  e  kanë gjuhë  të nënës, ata  e pohojnë  vetë  identitein  e  tyre  shqiptar. Artistët dhe shkrimtarët grekë e pohojnë guximshëm kur thonë; mos i gërryeni gurët se të gjithë na dalin shqiptar.  Shqiptar të nderuar! Bashkohuni rreth rreth “Himni të Çamërisë”, me kryekëngën e bukur për shkëputjen e Çamërisë nga sundimi gjenocidist i Greqisë. Epiri i lashtë pellazgjik – Çamëria na thërret, ta çlirojmë tokën tonë arbërore!

Shqiptar, është koha të jemi gati dhe të përgatitur, që në çastin e duhur, t´u dalim zot tokave tona.

Ky çast mund të jetë sot, mund të jetë nesër, mund të jetë një shekull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat