Perla e re e mashtrimit historik - Lekë Dukagjini, serb!

Historia

Perla e re e mashtrimit historik - Lekë Dukagjini, serb!

Nga: Fahri Xharra Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 16:27
Lekë Dukagjini

Lekë Dukagjini -serb! Për ditë e më shumë me ndihmën tonë të heshtjes ose të zhurmave tona antishqiptare heronjtë e së kaluarës shqiptare po na dalin se “ishin” serb . Livadhi do kositur mixho se vijnë të tjerët e lëvrojnë ; dhe e pat trashëgimia .

“Lekë Dukagjini, trim i madh serb i cili ka jetuar në fund të shekullit 14, ka rënë heroikisht në Luftën e Kosovës. Ai mbeti historikisht i shënuar si luftarak i madh por edhe si ligjvënës , i cili me ligjet e veta i ka udhëhequr të gjitha fiset serbe të Shqipërisë së sotme si dhe ato të pjesës veriore të Malit të Zi, dhe ka bërë që serbët gjatë shekujve të mbesin simbol i rezistencës kundër turkut. Ai ishte shumë i ndikuar me Ligjet e Dushanit ,gjatë shkrimit të Kanunit të tij. Lekë Dukagjini ishte i biri i Dukës ,dhe ishte baba i dy djemve - Nikollës dhe Pavlit të Bardhë nga të cilët rrodhen shumë fise , dhe ndër to Palbardhët.

Pra na shkoi edhe  Lekë Dukagjini ! E mjerë historia shqiptare! Shqiptarët janë falsifikuesit e historisë -shkruan Kaleziq ( qenka trashëgimtari i
drejtperdrejt i Lekë Dukagjinit,.

Sepse ata mundohen të na bindin që Lekë Dukagjini dhe Gjurahgj Kastriot Skenderbeg paskan qenë shqiptar e jo serb. Në të njëjtën mënyrë , sipas tij falsifikohet edhe prejardhja e shqiptarëve nga Ilirët, dhe me këte mundohen t`i bëjnë për veti tokat e Ilirisë .

Në anën tjetër , serbët gjatë historisë së tyre paskan qenë të quajtur Ilir, dhe se shteti i Car Dushanit qenka quajtur Iliria e Madhe. Përndryshe shqiptarët qenka sjellë nga Azerbajxhani dhe Dagestani si shërbëtor dhe mercenar të arabëve, ne fillim të shek të 11-të.

Bravo Kaleziq, bravo serbo-grafia; ne shqiptarët kemi vendosur të shkojmë ose përtej Kaspikut ose në Arabi.

Për shqiptarët mohues një shpjegim:

“Leke Dukagjini është figura e dytë arbërore e shekullit te XV-te pas Skënderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes se Heroit Kombëtar. Për studiuesit, me trashëgiminë e tij te "Kanunit", ai gjykohet si një figure e plotësuar e Arbërisë Mesjetare, qe ka luftuar për identitet.

Duhet thëne se, deri me sot, nuk mjaftojnë dokumentet për te treguar fytyrën e vërtete te Leke Dukagjinit. Ai ishte bashkëkohës i Skënderbeut dhe si për një koincidence dhe ai u be i njohur, si Skënderbeu, kur mori ne zotërim, principatën qe i la trashëgim i ati. Pal Dukagjini, i ati i tij, vdiq ne vitin 1446. Me qendër ne Lezhe, Principata e Dukagjineve, përfshinte Zadrimën, zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot janë te mbytura nga uji i Drinit dhe shtrihej me një kryeqendër te dyte, me qytetin e Ulpianës, dhe zotërimet ishin deri afër Prizrenit. Referuar autorit te monografisë, Çobani, Leka kishte marre një kulture te gjithanshme, qe ne atë kohe i shkonte për shtat frymës humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia, Raguze apo Shkodër.

Duke iu kthyer kohës se tij, kontakti i pare me Skënderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhës me 1444 me Palin, te atin e Lekes. Emri i familjes, qëndron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se është e fokusuar vetme ne figurën e Skënderbeut, qe ne atë kohe, kishte një kontakt shume te madh, me Oborret me ne zë te Evropës dhe emri i tij ishte tepër i lakuar nga te gjithë.

"Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishëm shqiptar pas Skënderbeut dhe me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portës se Larte, krejt afër pragut te shtëpisë se vet dhe u bashkua realisht me rezistence e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorisë Osmane (1463). Pas këtij viti, venecianet pushuan se përfoluri Leke Dukagjinin", thotë Tonin Çobani, ne një nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te Ri)

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat