Serbët janë çmendur, edhe plisi dhe tirqit “qenkan” të tyre!

Historia

Serbët janë çmendur, edhe plisi dhe tirqit “qenkan” të tyre!

Nga: Fahri Xharra Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

E kam një pyetje për lexuesit dhe historianët tonë të “vyeshëm”, të cilët pa fije keqardhje për kombin tonë në zhdukje vetëm heshtin: A e keni lexuar ndonjë herë që serbët i përmendin shqiptarët ortodoks si pjesë të shqiptarisë? A ju ka shkuar mendja se pse? Ata neve na shohin vetëm si turq-musliman dhe si romano –katolik . Qëllimet e tyre janë shumë largëpamëse dhe shumë qëllim këqija.

Të flasim: flitet që islamizmi na shpëtoi nga “sllavizimi “ por sa nga ne u turqizuan. Turqizimi është me qindra herë më i madh se sllavizimi i shqiptarëve. Por, edhe kjo për kohën e sotme nuk ka rëndesi.

Sikur neve muslimanëve, shqiptarëve musliman të na kishin izoluar dhe përçmuar sikur ne që i kemi izoluar shqiptarët ortodoks, a thua ku do të ishim dhe si dhe çfarë gjuhe do të flisnim?
Izolimi i shqiptarëve ortodoks ka ndodhur me të madhe në kohën e osmanlive. Kisha serbe e udhëhequr nga popat rus ishin më të mençur se ne, dhe i përvetësuan shqiptarët ortodoks.

Te ne në Kosovë ka filluar një “ringjallje” dhe pse jemi shumë pak veta që shkruajmë , njerëzit fatbardhësisht kanë filluar të kthjellen dhe të gjithë të pajtuarit me ne po i kërkojnë rrënjët tona.

E shoh një mjerim nga ata të Shqipërisë që nuk e hapin gojën dhe së paku një shkrim ta bëjnë në përkrahje të veshjeve tona kombëtare të cilat po vjedhen dhe përvetësohen nga serbët.

“Pra, shqiptarët, për shkak që po i shohin plisat e bardhë të serbëve po mundohen t`i përvetësojnë kishat serbe, si është rasti nga fotoja e vitit 1908 në Donja Gushterica të Lipjanit, para liturgjisë së në Kishën e Shën Princ Lazarit.” shkruan Dragomiri dhe vazhdon: “Fotoja ishte arsyeja që Feri Arifi dhe Qazim Namni e kanë bër pyetje çka lypin serbët këtu ? (This picture ëas the occasion of Feri Arifiju and Kazim Namanija to in the article "What Serbia is looking for in Kosovo" ("Çka po ask Serbia në Kosovë") their church of Holy Prince Lazar and the Serbs himself from that place which makes up 95% of the locals, claiming that they are Serbianized Albanians. )

Me çfarë të drejte në takimin shqiptaro-serb në Vjenë, iu fal serbëve trashëgimia kishtare e Kosovës? Ne i dimë emrat e nënshkruesve, por është mirë që ata vet të deklarohen dhe të kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese që të shpallen të pa vlefshme. Kjo duhe të kryhet sa më parë. Po shkoi historia , shkoi edhe vendi !
 

Akademik Hakif Bajrami shkruan : “Në themelet e kësaj “shkolle të mashtrimeve” ndër të parët janë serbë, sepse i zbatonin dinakëritë vieneze dhe ruse me përpikëri, sidomos gjatë shekulit XIX-të. Lidhur me këtë, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX kur u krijuan kombet në Ballkan, populli serb do të themelojë shkollën në të cilën do të mësohet se rrena për ta plasuar në opnion “është malli më profitabil, që mund të prodhohet dhe të cilin tregu, për shkak të injorancës do ta konsumojë pa asnjë dilemë”.

Këtë shkollë, që u kultivua në Katedrën e Historisë, do ta drejtojë Panta Sreçkoviq.

Mësimet e tij mund të përmblidhen në qëndrimin e tij autorial: “Historia duhet të mbështetet në këngët me lahutë. Sidomos këngët që i kanë tubuar Dositej Obradoviq dhe Vuk Karaxhiq. Jo vetëm në këngë popullore, por shkrimeve të historisë duhet dhuruar ngjyrën e lavdisë për kombin serbian, se i ka hije të jetë një Piemont i Ballkanit, ku ai pastaj duhet ta ketë fjalën kryesore.

E për ta pas fjalën kryesore, kombi serb, tani për tani nuk ka HAPSIRË JETËSORE të atillë që do të imponojë histori, të cilën Europa pa dilemë do ta respektojë. E ajo hapësirë jetësore nuk do të ndërtohet duke u orientuar kah Perëndimi (Bosnja), sepse do të reagojë Vjena, por ekskluzivisht rreshtimi serb duhet të drejtohet kah viset e Aranautllëkut (Sanxhaku i Nishit), pra kah Vilajeti i Kosovës. E kur ushtria serbe të shtrihet këmbë kryq në Fushën e Kosovës, duhet t`i ndajmë detyrat.


Një detyrë ushtria serbe do ta marrë për marrshim kah Durrësi, për të dalur në Detin Adriatik.”
Detyrën shkollore që e predikonte Illarion Ruvarac, serbët duhej ta realizonin duke u mbështetë në shkollën Austro Hungareze, sepse të njëjtën gjë e aspiron Bullgaria, e cila prapa e ka Rusinë, e cila është e madhe, sepse ka tepër hapësirë jetësore. E sa i takon Greqisë, Serbia nuk ka pengesa për ta nënshkruar një KONKORDAT me Kishën Helene, sepse është pjesë e saj. Madje, rrënjët e Kishës sonë janë në Hilandar, mësonte Ruvarac. Kjo duhet të ndodhë aq më parë kur Aranautët sot po bredhin prej një Beslidhje në tjetrën, dhe në kontinuitet po çkallmohen nga arma e Stambollit. Dhe është e natyrshme që armës shqiptare ne serbët duhet t`i ndihmojmë; se në fund ata armë do të mbesin në duart e atyre që për Evropën nuk është kurrfarë mëkati për t` i dënuar, sepse shumica apsolute e Arnautëve janë të religjionit islam. E sot ta ndash fatin e kombit, nga fati i religjionit është sikurse ta ndukish thonin nga mishi që e furnizon me gjallëri”.

Image
Një foto e vitit 1902 nga Zveçani me shqiptarë ortodoks, kurse në origjinal shkruhet “serbët në veshjen e tyre kombëtare”

O njerëz të Zotit , të kësaj shqiptarie që po humbet për ditë e më shumë, shkruani, hapni arkivat dhe flisni !
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat