Si pasardhës të Gjergj Kastriotit, 17 Janari duhet të shpallet ditë zie kombëtare

Historia

Si pasardhës të Gjergj Kastriotit, 17 Janari duhet të shpallet ditë zie kombëtare

Nga: Gjon Keka Më: 4 janar 2022 Në ora: 22:45
Gjergj Kastrioti-Skenderbeu

Vdekja e udhëheqësit më të ndritur të kombit tonë Gjergj Kastrioti më 17 Janar 1468 ishte për popullin dhe kombin tonë humbje e pazëvendësueshme, në fakt ishte njësoj sikur dielli të perëndonte përgjithmonë për Arbërinë.

Sepse, populli, mbeti si delet pa bari, ndërsa në anën tjetër ujku otoman(turk) e mbante gojën

hapur për ta gllabëruar, shkatërruar dhe masakruar popullin dhe Arbërinë në përgjithësi.

Arbëreshët janë të vetmit që nga atëherë e deri sot e ruajn traditën e lashtë të vajtimit për atë ditë të kobshme për kombin tonë, që i mori prijsin më të mirë e më të urtë, vizionar e të guximshëm në historinë e kombit tonë arbëror europian.

Në fakt, dita e vdekjes së Gjergj Ksstriotit ,pra 17 Janari është ditë zie,vajtimi dhe përkujtimi për veprat e tij, dritën e madhe që ai ia dha emrit dhe atdheut të tij Arbërisë që të gëzojë lirinë, pavarësinë dhe bashkimin në kuvendin e Lezhës.

Mendoj se ne si komb, si pasardhës të tij, duhet ta shpallim ditën e 17 Janarit ditë zie kombëtare dhe ditë e ndezjes së qirinjve tek varri i të madhit dhe shpëtimtarit të Arbërisë europiane.

Kjo të bëhet tradicionalisht çdo përvjetor të tij dhe të asaj dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat