Koptët e Egjiptit dhe shqiptarët sot

Historia

Koptët e Egjiptit dhe shqiptarët sot

Fahri Xharra Nga Fahri Xharra Më 26 janar 2022 Në ora: 23:24
Koptët e sotëm të Egjyptit: të bardhë si ne!

(Në shekullin e pesëmbëdhjetë, arabët historian al-MAQRIZI (vd. 1441) thekson në veprën e tij të famshme El-Khitat ve-el-Athar (Për historinë dhe gjeografinë) se gratë dhe fëmijët në Egjiptin e Epërm nuk dinin pothuajse asnjë gjuhë tjetër për komunikim, përveç koptikes sahidike (Vol. 2, f. 507). Përsëri në të njëjtën vepër (vëll. 2, f. 518), duke diskutuar për rajonin e Durunkah në provincën e Asyut, ai përmend se banorë nga fshatrat e krishtera të Egjiptit të Epërm ishin të gjithë të njohur me doktrinat e besimit të tyre, si dhe me gjuhën kopte.)

Në gjuhën e tyre Kopte, e cila është shkalla e fundit e gjuhës Egjyptiane, Koptët i thonë vetes: rem en kēme, rem en khēmi ose (edhe) rem en khēmi e që do të thotë “populli i Egjyptit” ose “Egjyptasit“. Para se të shkojmë më tutje të shtojmë që arabët nuk janë vendor por të ardhur si musliman pas shek të 6-të.

Pse çdo gjë e gjetur në literature duhet të shpjegohet nëpërmjet greqishtes? Një pyetje jo qëllim keqe por që e do shpjegimin.

Image
Koptët e sotëm të Egjyptit: të bardhë si ne!

Pra shumica e të krishterëve në Egjipt në “mënyrë indirekte“ ka rrjedhur nga greqishtja Egjyptian. Por pse greqisht kur Koptet e kishin gjuhën e tyre?

Mbi 95% e të Krishterëve Egjyptian (jo të Egjyptit) i takojnë Kishës Kopte Ortodokse të Aleksandrisë, pra një Kishë Ortodokse Lindore. Kisha e Egjyptit (Kopte) ngërthen në vete gati 8 milion ndjekës (aty në Egjypt) si dhe nga 2 tjerë jashtë (Egjyptit )..

A ka dhe çka ka pellazgjike tek Koptët ? A ka gjurmë të lashtësisë së Thotit? Në kërkim të kësaj lidhjeje të lashtë duhet të kalojmë nëpërmjet “ Faraonizmit", i cili mbrohet nga intelektualet Koptë dhe që ka rrjedhur shumë herët nga periudha e Para- Krishterë dhe e cila nuk i detyrohet asgjë Greqisë. . Pra Koptët qe nuk janë pak ( së paku 20 % e popullsisë )i kërkojnë lidhjet e tyre kulturore në rrënjët e tyre të lashta të historisë së Egjyptit . Është për tu theksuar se edhe disa intelektual egjyptas së bashku me të krishterë koptë i kërkojnë rrënjët në “faraonizëm “., dhe kjo i shërben Egjyptit si urë harmonie në mes të dy feve.

Të iu rikujtoj Giuseppe Catapanon dhe veprën e vet “Thoti – Tati fliste shqip”. Po kush ishte Thot – i ?

Kodi i Grazierit i shkruar në gjuhen Kopte , në Stadin e 5-të dhe të fundit të gjuhës kopte.

Shikoni se me popujt e vjetër , me ne e edhe me Koptët ka shumë spekulime. Gjuha e sotme Kopte thuhet se është faza e pestë e gjuhës së vjetër egjyptase . Leo Depuydt në shkrimin e tij “Coptic—Egypt’s Christian Language” mundohet të spjegon zhvillimin e kësaj gjuhëje deri më sot.

Gjuha Kopte “ është zhvilluar rreth vitt 300 pasKr. në Egjypt” duke u shkruar me shkronja “greke” si edhe do shenja Demotic.

Përndryshe Gjuha Kopte (Koptishtja) ka qenë lingua franca deri sa Egjypti ishte vetëm i krishterë.

Kalojmë në anën më reale të Koptishtës shikur nga syri i F. S., studjuese, e cila në Sipmpoziumin e katërt “ 10 mijë vjet nga Zanafilla e Shqiptarëve (Tiranë. 2016) “ e lexoi studimin e saj “Ati Ynë, në gjuhen kopte , përkthyer nga gjuha shqipe “

Në punimin e saj, studjuesja F. S.e ka përdorur metodën e përkthimit ndër- gjuhësor dhe përkthimin fonetik si dhe rekonstruimin e plotë të gjuhës së lashtë shqipe. Edhe filologu Italian Giuseppe Catapano pas shumë studimesh shpjegon ne librin e tije” Thoti fliste Shqip” lidhjen direkte midis gjuhës egjiptiane dhe shqipës se vjetër.

Image
Gjuha

“Gjuha Kopte fetare na del nëpërmjet gjuhës se vjetër arkaike shqipe , një gjuhë e shkruar me shkronja të reja greke plus fjalë të reja të përbëra greke, flasim pra periudha kohore të reja (shek.III-IV pas Krishtit).Shihet qartë se si gjuha greke ka kontaminuar shumë dialekte te vjetra si edhe nevoja e tyre për te imponuar historikisht veten e saje gjate kohëve. Dihet qe Koptishtja është faza e fundit e gjuhës egjiptiane, vërejmë se si rrënja e shqipes është përdorur për ti dhënë jetë dialekteve te reja, si ne rastin konkret: vet fjala” kopt” nga arabishtja “kuptaion”- identifikohet lehte me foljen shqipe”kaptu”- me kalu (me kalu, me kapercy).Aegiptus nga gjuha e vjeter micenea- a3-ku-pi-ti-jo(a- ku-pi-ti-jo) mund ta lexojmë fare thjeshtë shqipen-> ” a ku prij ti je” qe do te thotë “nga ku ti vjen; prejardhje”; edhe rrënja tre bashketingellore akadike ’MSR’- musuru-mes-ure- ne mes te ure.

Në shembujt e më poshtëm ( pjesët nga Ati Ynë), ne gjejmë rrënjët e gjuhës shqipe si gjuhë e lashtë:
Fraza Koptike -“Je penyoat et khen ni fee owi”

Perkthim ne shqip: JE PE NI AT E KEN NI FE- je prej nji ati e ke nji fe

Faza koptike - “Maref toovo en je pekran”

Perkthim ne shqip: MARE TU BO en JE PERKAN - mbare tu be e je i përkrahur

Faza koptike -“Mares ee en je tek met ooro”

Perkthim ne shqip: MARE I en JE TEK MET URO-Mbare I e je me te uru Faza koptike-“en ten koa evol” Perkthim ne shqip: en TAN KON E FOL- e te gjithe kane per te folur Faza koptike-“en nee e te oo on entan eroa oo” Perkthim ne shqip : en NI E

TI UN en TAN EROU - e nji e ti, un e te gjithe e urun

Faza koptike: ”owoh em perenten ekhoon e pi rasmos”

Perkthim ne shqip: ouh em PERENTEN E KUN E PIRASMOS - premten e kane e pirasmos (fjale greke e re) - verifikim, vërtetim pra Zoti te ve ne (studim i FS.),

Pra, pse çdo gjë e gjetur në literature duhet të shpjegohet nëpërmjet greqishtes? Një pyetje jo qëllim keqe por që e do shpjegimin. Studimet e e pellazgjishtes në frymën e (më shumë se) 10 mijë vjet të Zanafillës së Shqiptarëve, na e zbardhin të vërtetën shqiptare gjatë mijëvjeçarëve; e vërtetë e cila është mohuar, fshehur, asgjësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat