Gjiganti mitik i Kandaharit, a u vra vërtet nga forcat speciale amerikane në Afganistan?

Historia

Gjiganti mitik i Kandaharit, a u vra vërtet nga forcat speciale amerikane në Afganistan?

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Në gushtin e vitit 2016, zotëruesi i një kanali të njohur në platformën YouTube, postoi një intervistë të gjatë me një kontraktor ushtarak të identifikuar vetëm me inicialet Z. K. Në atëintervistë, burri pretendoi se kishte qenë i pranishëm gjatë ekzekutimit brutal të një vrasësi, tëcilin ai e quajti Gjiganti i Kandaharit.

Z.K pretendoi se vrasja e gjigantit ndodhi gjatë kulmit të operacionit “Enduring Freedom” në vitin 2002, kur ushtria amerikane ishte e angazhuar në disa beteja të ashpra me talebanët në kryeqytetin e tyre de fakto në provincën e Kandaharit, gjatë pushtimit të Afganistanit. 

Po ai nuk ishte një njeri normal. Z.K tha se Gjiganti i Kandaharit, ishte gati 4 metra i gjatë me flokë të kuq, meduart me 6 gishta, dhe me 2 palë dhëmbë. Madje ai vrau me një shtizë një nga ushtarët e forcave speciale amerikane, përpara se pjesa tjetër e njësisë ta vriste. 

Dhe që nga ai moment ushtria amerikane e mori kufomën, dhe e varrosi në një vend sekret.

Në vitin 2002, një grup ushtarësh amerikanë u zhdukën gjatë patrullimit të tyre në një rajon malor të largët të Kandaharit, në jugun e Afganistanit. 

Dhe kur ata nuk arritën të kontaktonin përmes radiove, ushtria dërgoi një njësi të operacioneve speciale për të hetuar se çfarë kishte ndodhur. Kjo e fundit gjeti në një shpellë lart në male pajisje të ushtarëve të shpërndara përreth, por asnjë shenjë të ushtarëve të zhdukur. 

Dhe ky ishte momenti kur ata dëgjuan për Gjigantin e Kandaharit. Megjithëse ky mit ndryshon në detajet e tij,sipas atyre që e rrefëjnë, disa pretendojnë se humanoidi ishte 4.5 metra i lartë. Ai i kishte vërtet flokët e kuq, kishte 6 gishta në duar, mbante veshur sandaleprej lëkure, dhe vinte erë si “trupat e vdekur”.

Ai doli befas nga shpella dhe vrau me një shtizë njërin prej ushtarëve. Dhe pikërisht në atëmoment ushtarët hapën zjarr, duke e rrëzuar më në fund gjigantin pas 30 sekondave zjarri të vazhdueshëm.

“Njësia ishte e armatosur me armët automatike M4. dhe pushkët gjysmë–automatike M107 Barrett. Kjo shumë fuqi zjarri e përqendruar mbi një objektiv, është dërrmuese qoftë edhe vetem për 1 sekondë, dhe jo më për 30 sekonda”- shkruhej në raport.

Pasi vranë gjigantin, forcat speciale e ngarkuan në një helikopter ushtarak “Chinook”, që e çoi në një aeroplanmbajtëse, dhe nga ai moment atë nuk e ka parë më askush. Ushtarët u detyruan të nënshkruajnë marrëveshje, ku zotoheshin të mos tregonin asgjë. 

Gjithsesi ushtarët e thyen heshtjen e tyre, sepse siç do të thoshte më vonë një nga burrat “njerëzit kanë të drejtë të dinë të vërtetën”. Në gushtin e vitit 2016, “Snopes” iu drejtua Departamentit të Mbrojtjes me një kërkesëzyrtare në lidhje me “Incidentin e Gjigantit tëKandaharit”.

Departamenti i Mbrojtjes i tha gazetës, në terma të paqartë, se nuk kishte “asnjë të dhënë apo informacion për një pjesëtar të forcave speciale të vrarë nga një gjigant në Kandahar”. Për më tepër, në faqen e internetit të Departamentit të Mbrojtjes, nuk ka asnjë njoftim për shtyp që tëpërfshijë “trupat e forcave speciale”, që zhduken në Afganistan, apo mbi ndonjë incident ku ushtarët të kenë vrarë një gjigant.

Gjithsesi, kjo mungesë provash, nuk është provë e mjaftueshme se miti i Gjigantit të Kandaharit nuk ekziston. Në fakt, artikulli i “Snopes” ka pasur një efekt krejtësisht të kundërt, dhe shumë njerëz pretendojnë se qeveria amerikane “po përpiqet që t’ia fshehë publikut të vërtetën”.

Gati në të njëjtën kohë kur doli artikulli i “Snopes”, supernatyralisti L.A Marxuli deklaroi për disa uebsajte të krahut të djathtë, se qeveria e Shteteve të Bashkuara po mbulonte këtë histori “spektakolare”, dhe se ata nëpushtet janë të interesuar të mos ekspozojnë për publikun e gjerë të vërtetën e profecive biblike.

Në fakt, historia e vërtetë e Gjigantit të Kandaharit, është shumë më pak interesante se miti. Në vitin 2016, L.A Marxuli, kanali i të cilit në YouTube merret kryesisht me lidhjen engjarjeve aktuale me profecitë biblike, e riktheu në qendër të vëmendjes këtë histori falë edhe fuqisë që ka internetit.

Në videon tashmë të fshirë, por të postuar për herë të parë më 16 gusht 2016, Marxuli intervistoi një burrë me inicalet Z.K, që pretendonte se kishte qenë ushtar në Afganistan dhe që ishte dëshmitar i “Gjigantit të Kandaharit”. 

Sipas Marxulit, krijesa ishte një pjesëtar i Nefilim, një grup njerëzish të përmendur në librat e Zanafillës dhe tëNumrave të Dhjatës së Vjetër, për të cilët thuhej se ishin “njerëz me përmasa dhe një forcë jashtëzakonisht të madhe, dhe që mund të gjendeshin në Lindjen e Mesme”.

Por studiuesit biblikë bien në përgjithësi dakord se rrëfimet mbi Nefilimët ishin metafora dhe nuk bazoheshin tekrealiteti. Për më tepër, i vetmi ushtar me nofkën “Dan” që vdiq në Kandahar rreth kohës së këtij incidenti të supozuar në vitin 2002, ishte rreshteri Daniel A. Romero, që u vra në një shpërthim bashkë me 3 ushtarë të tjerë.Por megjithë provat e grumbulluara kundër tij, miti i Gjigantit të Kandaharit, thuhet se është ende një “sekret i hapur” midis ushtarëve që shërbyen në Kandahar në vitin 2002./bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat