Drançolli publikon fotodokumentin e rrallë: Kur serbët vizituan Rugovën, Plavën e Gucinë dhe më pas i vranë rreth 25 mijë shqiptarë

Historia

Drançolli publikon fotodokumentin e rrallë: Kur serbët vizituan Rugovën, Plavën e Gucinë dhe më pas i vranë rreth 25 mijë shqiptarë

Nga: M.L. Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 21:32
Fotodokument i rrallë i viteve 1912/13

Historiani Jahja Drançolli ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotodokument të rrall që i përket viteve 1912-1913.

Në fotografi tregohet Gjeografi dhe antropologu Jovan Cvijiq me bashkëpunëtorët e Shoqatës së Gjeografëve serbë të shoqëruar nga forcat e armatosura, të cilët kishin vizituar edhe zonën e Rugovës, Plavës dhe Gucisë.

Drançolli tregon se këto vizita u shoqëruan me spastrim etnik dhe vrasje masive të shqiptarëve në atë kohë.

Postimi i plotë:

Fotodokument i rrallë i viteve 1912/13: Gjeografi dhe antropologu Jovan Cvijiq me bashkëpunëtorët e Shoqatës së Gjeografëve Serbë të shoqëruar nga forcat e armatosura kishin vizituar edhe zonën e Rugovës, Plavës dhe Gucisë (shih fotodokumentin).

Vizita të tilla u shoqëruan edhe me spastrim etnik, vrasje masive (sipas dokumenteve rreth 25.000 viktima vetëm në vitet 1912-1914), si dhe aktivitete të forta diplomatike në qendra të njohura europiane gjatë Luftërave Ballkanike dhe Konferencës së Paqes në Londër.

Objektivi ishte i qartë, përvetësimi i territoreve stërgjyshore shqiptare! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat