Kosova në Memorandumin e dytë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 2012

Historia

Kosova në Memorandumin e dytë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 2012

Nga: Reshat Nurboja Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 20:14
Reshat Nurboja

Akademia e Shkencës dhe Arteve të Serbisë në vitin 2012 për nevoja të shtetit serb ka hartuar Dokumentin të njohur si Memorandumi i Dytë i SANU, të konceptuar si Program Strategjik dhe me emertim simptomatik "Si m'i destabilizu qeveritë e shteteve fqinje dhe të provokohen trazirat e brendshme në ato vende".

Edhe ky Memorandumi i dytë i SANU-së nuk ndrushon asgjë nga memorandumet tashmë të njohura për Serbinë e Madhe, vetëm se i është përshtatur rrethanave të reja gjeopolotike.

Ky memorandum i dytë është fokusuar në tendencën për riparimin e dëmit që i shkaktoi projekti serb për krijimin e Serbisë së Madhe dhe reputacioni i krijuar i Serbisë për shkak të luftërave të pasuksesshëme në Kroaci, BeH dhe Kosovë. Dhe për ta realizuar këtë Memorandumi thekson dhe potencon misionin e veçantë të Kishës Ortodokse Serbe. 

Memorandumi i dytë i SANU-së është hartuar në nëntë pika. Ai për momentin i përjashton "betejat e armatosura.” për realizimin e synimeve të paeapara me kë të Memorandim dhe këto Nëntë pikat e memorandumit të dytë i rendit si në vijim:

1. Të minimizohet përgjegjësia e Serbisë për krimet dhe shkatërrimet e bëra, për aktakuzat, urdhër-arrestet dhe
proceset e montuara kundër qytetarëve të BiH, Kroacisë dhe Kosovës me qellim të vendosjës, rikthimit të Serbisë në një pozitë të barabartë me vendet e rajonit.(në nga instrumentet, Open Ballkani...)

2. Të largojë vëmendjen e mediave rajonale dhe ndërkombëtare nga gjyqet përfundimtare të ish-anëtarëve të udhëheqjes politike, asaj inteligjente dhe ushtarake serbe dhe të udhëheqjes politike të Republikës Srpska që po gjykohet në Gjykaten e Hagës (E realizuar plotësisht...)

3. Shtetet fqinje, BeH-a Kroacia dhe Kosova të sillen në atë pozitë që të heqin dorë nga paditë e paralajmruara të Serbisë në.Gjykatat Ndërkombëtare.

4. Me veprime kinse të pendesës të sillet Serbia në pozitë të barabartë me viktimat dhe shtetet e dëmtuara të rajonit. (Pothuajse e ka arritur këtë synim të planifikuar me këtë Memorandum...).

5. Insistimi në mbylljen e Tribunalit të Hagës dhe gjykimin e gjeneralit Ratko Mlladiç para gjykatës vendase të drejtësisë në Serbi (Në këtë pikë Serbia ka deshtuar...)

6. Të destabilizohen qeveritë e vendeve fqinje dhe provokimi i pakënaqësive dhe trazirava të brendshme dhe dobësimi
akuzava të ashpra ekzistuese ndaj Serbisë( ...çka vetëm po ndodh në Kosovë...)

7. Të ndihmohet shkëputja e Republika Srpska nga BeH (po vazhdohet tentimi...)

8. Të insistohet në konstituivitetin e serbëve në Kroaci, Mal të Zi dhe Kosovë dhe të bëhet tranzicioni i bashkësive të serbëve.të vendeve të rajonit në një Komunitet Unitar, Gjithëserb. (realizimi i kësaj pike planifikohet të realizohet përmes themelimit eventual të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë me fuqi ekzekutive..)

9. Ndalimi i ndarjes së Vojvodinës, parandalimi i rajonalizimit të mëtejshëm të Serbisë dhe dobësimi i veprimit të Bashkësisë islame në Sanxhak

Bartës i hartimit të këtij Memorandumi të Dytë të SANU - përkatësisht të shtetit të Serbisë ishin: akademik Dobrica Çosiq, i konsideruar si "baba i kombit serb dhe kryetar i parë i kreaturës shtetrore të themeluar në vitin 1992 në mes Serbisë dhe Malit të Zi të njohur si Republika Federative e Jugosllavisë "SRJ" dhe akademik Ljubomir Tadiq, babai i Boris Tadiqit i cili në ato vite kur është hartuar ky memorandum ishte kryetar i Serbisë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat