La Stampa (1916) / Ismail Qemal Beu dhe Esad Pasha janë takuar dhe pajtuar në Paris

Historia

La Stampa (1916) / Ismail Qemal Beu dhe Esad Pasha janë takuar dhe pajtuar në Paris

Nga: Aurenc Bebja Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 08:38
Ismail Qemali dhe Esad Toptani

“La Stampa” ka botuar, të shtunën e 29 prillit 1916, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me takimin dhe pajtimin e Ismail Qemalit dhe Esad Toptanit asokohe në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Pajtimi midis Ismail Qemal beut dhe Esad pashait

Image
Burimi : La Stampa, e shtunë, 29 prill 1916, f.5

(Shërbimi special i Stampa-s )

“Paris, 28 prill.

Urrejtjet e vjetra mes dy fraksioneve kryesore shqiptare kanë pushuar.

Mëngjesin e sotëm Ismail Qemal beu, ish-presidenti i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, i cili jeton në një hotel modest në lagjen Saint-Sulpice në Paris, shkoi për t’i bërë një akt homazhi Esad Pashait, aktualisht edhe ai në kryeqytetin francez, duke e njohur si shefin e tij.

Takimi i dy burrave, sipas personaliteteve shqiptare të pranishme, ishte emocionues (prekës).

Jam i sigurt se pajtimi do të ketë një ndikim efektiv në sjelljen e fiseve shqiptare në lidhje me evoluimin e situatës ushtarake në Vlorë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat