23 vjet nga miratimi i Rezolutës 1244

Historia

23 vjet nga miratimi i Rezolutës 1244

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 06:42
23 vjet nga miratimi i Rezolutës 1244

Janë mbushur 23 vjet prej se u nënshkrua marrëveshja e Kumanovës, e cila i dha fund dhunës serbe në Kosovë.

E pasi u arrit kjo marrëveshje, më 12 qershor të vitit 1999, zbarkuan rreth 50 mijë trupa paqeruajtëse të NATO-s, me ç’rast u kurorëzua përfundimisht çlirimi i Kosovës.

Që nga ajo kohë, trupat e NATO-s që veprojnë në kuadër të KFOR-it, janë prezente në Republikën e Kosovës.

Për këto veprime, u bë një rezolutë e cila do të përcaktonte statusin politik të Kosovë si protektorat të OKB-së, dhe jep administrimin e Kosovës po kësaj organizate ndërkombëtare.

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit u miratua më 10 qershor 1999, pas marrëveshjes për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova.

Sipas kësaj rezolute OKB ka përgjegjësinë për administratën civile kurse NATO për sigurinë në Kosovë.

Ganezi, Kofi Annan, ishte sekretar gjeneral i OKB-së kur u miratua kjo rezolutë.

Kjo rezolutë u miratua në Këshillin e Sigurimit në OKB, duke pasur parasysh qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe përgjegjësinë primare të Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare.

Duke rikujtuar rezolutat 1160 (1998) të datës 31 mars 1998, 1199 (1998) të datës 23 shtator 1998, 1203 (1998) të datës 24 tetor 1998 dhe 1239 (1999) të datës 14 maj 1999, dhe duke shprehur keqardhje që kërkesat e këtyre rezolutave nuk janë zbatuar plotësisht.

Duke dënuar të gjitha aktet e dhunës kundër popullit të Kosovës si dhe të gjitha aktet terroriste nga cilado palë.

Duke rikujtuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të datës 9 prill 1999, në të cilën shprehej brengosje për tragjedinë humanitare që po ndodhte në Kosovë.

Duke ripohuar të drejtën e të gjithë refugjatëve dhe të personave të zhvendosur për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në siguri,

Duke rikujtuar juridiksionin dhe mandatin e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat