Petër Bartël Albanolog i shquar gjerman

Historia

Petër Bartël Albanolog i shquar gjerman

Nga: Gjon Marku Më: 26 qershor 2022 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Janë të shumtë studjuesit dhe udhëpërshkruesit që kaluan nëpër trevën e Mirditës që në fundqindvjeqarin e XVIII e në fillimet e shekullit të XIX jo pak të huaj, shëtitës e eksploratorë, dijetarë e politikanë kaluan nëpër veriun e Shqipëriseë e në mënyrë të veçantë nëpër Miridtë duke vijuar deri në ditët e sotëme e që e sjellin atë, në thelb, në të njejtën mënyrë, pavarsisht se i përkasin fushave të ndryshme si një trevë të veçantë, interesante dhe si një objekt më vete studimi duke filluar që nga: Lik, Pukëvil, Hahen, Hekard, Galandi, Durham, Nopçe, Baldaçi, Degrand, Bue, Margraf, Kasanini, Barkata e dhjetra e dhjetra të tjerë. Jo rrallë kjo trevë është bërë objekt studimi për organizmat shkencor të vendeve të ndryshme.

Në vazhdën e studjuesve, historianëve e albanologëve të shquar që janë marrë me historinë e Mirditës mundë të themi, pa e tepruar aspak se njëri ndër më të spikaturit është edhe studjuesi i shquar gjerman Petër Bartwl.

Ai ka lindur më 1938 në Kotpuz, Niderlauzite, ekstraduar në Gjermaninë Perendimore në vitin 1956 dhe studion në Gotingen e Mynhen; Historinë e Europës Lindore, Sllavistikë dhe Turkologji. Menjëher ai fillon të merret me qeshtjet e Shqipërisë.

Më 1965 mbron disertacionin “Myslimanët Shqiptarë të Periudhës së Lëvizjeve Kombëtare për Pamvarësi, 1878-1912” (Visbaden 1968).

Pastaj punon në shumë projekte kërkimi, herë–herë ishte asistent në Insitutin e Historis së Europës Lindore e Juglindore praën Universitetit “Ludvig Maksimiljan” të Mynihut dhe në 1973 përmblodhi punimet e tij mbi “Ballkanin Perendimorë ndërmjet Monarkisë Spanjolle dhe perendorisë Osmane”, për problematikën e luftrave turke te periudhës nga shekulli i XVI deri në shekullin e XVII (Visbaden 1974). Më pas ishte mësimëdhënës, fillimisht si docent privat dhe më vonë si professor I Historisë së Europës lindore e juglindore në L.M.U. Mynih.

Petër Bartël është një studjues I thellë I qeshtjeve që kanë të bëjnë me Mirditën, Kështu ai I bashkëngjitet emrave të studjuesve të tre shekujve të fundit të cilët kanë pasur si object të studimit të tyre këtë trevë të shqipërise së veriut. “Kushdo që merresh me historinë e Shqipërisë në shekullin e 19-të, nuk mund të ja dilte më anë pa u marrë me Mirditën” kjo është motoja e tij teksa nis tudimet historike për këtë trevë. Ai hedh në letër dhe bekomenton e ballafaqon të dhëna mjaft interesante e të panjohura për historinë e kësaj treve në atë kohë kur Brenda trojeve tona mjaft ngjarje interpretoheshin ndryshe ose liheshin në haresë figura të tilla si ajo e Abatit të Mirdtiës Prend Doçi.

Jo rastësisht ai hulumton për kërtë trevë të shqipëris së veriut, e cila ka një vend të veçantë në letrat këncelarike e diplomatike europjane në shekujt e fundit.

Ai së pari merret me kuvendet e zhvilluara që heret në trevën e mirditës së sotme të njohur heret si treva e dukagjinëve. Ai saktëson me të dhëna dekomentare vendmajtjen dhe përmasat e tyre në një kohë që rrethet intelektuale shqiptare I spostonin herë në një e herë në një tjetër trevë të shqipërisëq. Pa munguar të vijoi në publikimin e dekomentave të tjera që kanë të bëjnë me historinë e shqipërisë në shekujt XVII-XVIII.

Botime për historinë e Mirditës.

*Mbledhja e shqiptarëve të Dukagjinit në vitin 1608, Artikuj e hulumtime për Europën Juglindore. Me rastin e përkujtimit të kongresit të II-të Ndërkombëtarë të Ballkanologjisë, Athinë, 7-13.05.1970 Mynih faqe7-14.ku sjellë të dhëna mjaft interesante për një ngjarje pak teë njohutr por me një peshë të veqantë në historinë kombëtare të vendit tone.

*“Mirditasit”Të dhëna për historinë e prejardhjes të shqiptarëve të veriut. Revista e Mynihut, Njoftime per Ballkanin, Nr 1.(1978) fq. 27-69.

*” Burime dhe Materiale për historinë e Shqipërisë në shekulli e XVII-XVIII.“Në II, Lajme universale të Shtetit Shqiptar dhe të veprës së Munsinjor Vinçenso Monokensia Arqipeshkëv I Tivarit, visitor apostolic (fetar) në Shqipëri. Mynih 1979.

Një kontribut të vacant Bartël ka në evidentimin e njërës ndër figurat më të spikatura të kulturës sonë kombëtare siç është Prend Doçi Ai hulumton rreth tij në atë kohë kur në Shqipëri Doçi njihej pak dhe ishte lënë pothuajse në harresë të plotë.” Në përsonin e Prend Doçit më tërhoçi vemendjen gjetja, kur po merresha me dizertacionin tim”Lëvizjet kombëtare shqiptare” në arshivat e Vjenës dhe rromës, e një morie materjalesh për këtë burrë që në të njejtën kohë ishte prift dhe revolucionar, poet dhe politikan.”Më vonë ai I kushtonë punimet e tij të cilat I paraqet në botimet e tij të mëpastajme

* Prend Doçi (1846-1917). Për biografinë e një patrioti shqiptar. Në, Seria Ballkanikeorjentale, Monografi e të nderuarit Rudolf Trofeni. Mynih 1981 fq 409-421.

* Aktiviteti politik e kulturor I Munsinjor Prend Doçit, Abat I Mirditës, Në Etnia Shqiptare, minorancë (pakicë) gjuhësore në Itali. Aktet kongresit të 9-të ndërkombëtar shqiptar. Palermo, 25-28 Nëntor 1981. Paletmo 1982, fq 7-83.

Por stydimet dhe hulumtimet e shoqëruara me një sërë burimesh arkivore nga Vjena apo Roma do të sillnin një pamje mjaft interesante për kryekishën e mirditës vendosiur në qytezën e krishterimit në Malin e Shenjtë.Më së shumti ai merret me njoftimet e Doçit rreth këtij tempulli duke pasuruar biografinë e saj.

* Malësia e Shën Aleksandrit, (Mali I Shen Llezhdrit, sot mali I Shenjtë) në Mirditë sipas njoftimeve të Abatit të tyre Prend Doçit gjatë viteve 1888-1896.

* Një referat për publikimet historike të Shqipërisë veriore, në revistën e Mynihut” Njoftime për ballkanin” Nr 10-11 (1996) fq 7-83.

“ Dioçeza Alesia (Lezhës) në periudhën e turkut në pasqyrimin shpoirtëror “, sipas njoftimeve vizitorëve. Simpoziumi Ndërkombëtar. Tiranë, 16-19 nëntor 1999, Shkodër 2000 fq 235-249.

Bartl nuk është një studjues që merret me historinë e trëevës sonë në mënyra të përciptë ai duke u marrë me qeshtjet e mirditës hyn në thelbin e dukurive dhe ngjarjeve historike duke u mbështetur ne nje pune intensive disavjeçare. Ai vë në dispozicion të studimeve për Shqipërinë energjitë e tij të jashtëzakonëshme për të zbuluar lidhjet e brendëshme themelore gërshetuar këto me një interpretim nëpërmjet fakteve dhe dekomentave të shumtë arkivorë.

Po ta shohim në tërësi punimet e tij për Shqipërinë e sidomos për Atë të veriut e në mënyrë të veçantë studimt që kanë të bëjnë me Mirditën mund të thuhet se ai nuk përqëndrohet vetëm në një temë por I gjurmon faktet dhe ngjarjet hisorike në tërësi duke analizuar e argumentuar me pas të tërë elementët përbërës të tyre.

Biles në kërkimet e tij në gurren historike, çdo element, deri dhe më të thjeshtin e ndjek në vijë horizontale në përhapjen gjografike të truallit shqiptarë, në ballkan, në europë etje Ndërsa nga ana tjetër ai I gjumon ngjarjet në kohe të ndryshme, deri në lashtësi, duke u mbështeture në burime dëshmuese nga më të ndryshmet. Në këtë mënyrë ai sjellë një informacion të jashtëzakonëshëm, dëshmi kjo e një pune kërkimore e dekomentuese shumvjeçare.

Petër Bartël sot hynë në grupin e atyre njerëzve të rëndësishëm që nuk i përket vetëm kombit të tij. Ai i përket tashmë edhe kombit Shqiptar për të cilin me mjaft dinjitet ka referuar në simpoziume e konferenca ndërkombëtare ka shkruajtur e ka hulumtuar duke thënë me forcë e kurajo të vërtertat historike. Ai a tashmë eshtë një mik i mirë i kombit dhe i vendit tonë i cili nëpërmjet punimeve të tij shkencore sensibilizon dhe informon autoritetet shkencore për vlerat e një kombi e aq më tepër për një trevë të veçantë siç është Mirdita.

Bartël njihet pak në Shqipëri për vetë faktin se vepra e ti është pak e përkthyer. Por krejt ndryshe ndodh me studjuesit e historisë dhe albanologët të cilët në mjaft raste punimet e tij I kanë si pika reference në punimet e tyre shkencorë pasi ato jënë të lidhura me burime të drejtëpërdrejta të arkivave të tillasi Vjena apo rroma ku fshihen të dhëna që shpesh arkivart e vendit tonë I kanë të munguara . Bartël e ka parë nga afër Shqipërinë duke marrë pjesë në konferencat tona për Krishterimin. Por ai nuk mungon të gërmoi arkivave për të gjetur dekomenta historike dhe për ti dekomentuar ato edhe për ti ballafaquar ato në planin ballkanik, europjan a amë gjër.

Ndoshjta u përket katedrave apo më gjërë institucioneve shkencore që të ralizoi një përkthim të plotë dhe një sjellje të veprësa së tij për lexuesin e gjerë shqiptar. Intervista e ralizuar me studjuesin gjeman Petër Bartël cek disa momente të histories së mirditës duke na dhenë mundësinë të shohim këndëvështrimin me të cilin ai i sheh këto momente dhe një opinjon të tij të lirëshëm rreth qështjeve që ai ka pasur e vazhdon të ketë object të studimit të tij.

MIRDITA ISHTE KRAHINA MË E MADHE E BASHKUAR E SHQIPËRISË VERIORE

Pyetje: Ç’ju ka tërhequr më shumë në materialet arkivore për Mirditën, duke bërë që kjo krahinë, historia dhe figura të saj të zënë një vend të rëndësishëm në kumtesat tuaja të herë pas hershme?

Përgjigje: Kur në fillim të viteve 60-të, sipas këshillave të mësuesit tim, akademikut Georg Shtadtmyler, fillova të merresha me historinë e shqiptarëve, menjëherë shtysë u bë emri Mirditë. Në përshkrimet dhe në lajmet e konsujve Europjanë në Shkodër u sigurova se edhe sot e kësaj dite kështu quhet ajo krahinë. Arsyet qenë të shumëllojshme:

Mirdita ishte i vetmi rajon në Shqipërinë Veriore, në të cilën islamizimi nuk arriti të futë as këmbën.

Mirditasit qëndruan katolikë, kjo i bënte ato interesantë për austriakët që nëpërmjet protektoratit kulturor të të krishterëve katolik në Shqipëri donin të fusnin influencë.

Në Mirditë ishte në fuqi: njohja e saj nga autoritetet osmane.

Ligji i vjetër shqiptar (Kanuni i Lekë Dukagjinit) i rregullimit të marrëdhënieve ishte shumë tërheqës në krahasim me ligjet popullore të vendeve të tjera europiane.

Mirditasit banonin në një territor të mbyllur e të vështirë malor, ku zakonet e tjera ishin të zbatueshme si në rajonet e ulta që ishin nën influencën e ambientit mysliman.

Mirditasit kishin një udhëheqje politike të vetën, ato ndaj ishin më vete dhe përbënin rol të rëndësishëm për ato shtete që interesoheshin për Shqipërinë. Kushdo që merresh me historinë e Shqipërisë në shekullin e 19-të, nuk mund t’ia dilte më anë pa u marrë me Mirditën. Kjo qe me vlerë edhe për mua.

Interesi im për Mirditën u rrit shumë kur në Romë fillova të merresha me lajmet shpirtërore të vizitorëve për Shqipërinë dhe aty nga lajmet e Prend Doçit u shtyva më tej, sepse ato jepnin një panaramë shumë jetësore, jo vetëm nga ana fetare por edhe për problematikën laike të këtij rajoni malor të Shqipërisë së Veriut.

Shenim: intervista e blote eshte botuar ne Librin “Antologji e mendimit te sotm per Mirditen”. Tirane 2009

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat