Një foto historike e Lezbalive. Ky është “shtabi i përgjithshëm” që para 50 vitesh ishin vetëm 30 e sot 3000

Historia

Një foto historike e Lezbalive. Ky është “shtabi i përgjithshëm” që para 50 vitesh ishin vetëm 30 e sot 3000

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 15:17
Foto e Lezbalive

Një foto kujtim që gjysma e tyre sot nuk janë, e gjysma janë sot gjallë ende. Nga ky fshat dolën shumë intelektualë, krijues e kuadro profesionale nga mësuesit e deri tek pilot dhe gazetar ndërkombëtar. Ky fshat ndjihet krenar edhe për një gjë, se ka një nuse që është në krye të shtetit, të Kosovës, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Në foto: Haxhi Rufati, Haxhi Dini, Baca Riza, Baca Sefe (Sefiu) baca Maliq, postaj Xhevat, Qemajl, Hajrush e Mustafe Maliqi-Sefiu (te gjithe haxhinj). Ne kete foto te rrallë jane edhe baca Milazim, baca Avdullah e baci Ymer, Xhafer e Fazli, në vazhdim janë baca Jakup, Dan, Emin, Ejup e Sali Sadiru .

Pastaj Sadri, Berat, Skender e Bajram Sadriu.

Kjo foto e kahershme daton para një gjysem shekulli e cila sot flet shumë, foto kjo e cila nese del në pazar, nuk ka cmim..

Lezabalite sot kane pilot, mjek, akademikë, gazetare nderkombëtar, police, imane, madje me nje nuse, kryetare shteti

Pra, kjo ishte nje foto e historike e bëre para gjysem shekulli (1964) Lezbalive. Pra ky ishte “shtabi i përgjithshem” i Lezablive që para 50 vitesh ishin vetëm 30, ndërsa sot 3000. Shumica e tyre sot jetojnë në Preshevë, Gjilan e Prishtinë por edhe në perendim.

Presheva, madje jo vetëm Presheva por edhe Kosova sot është krenare me fshatin Lezbali, fshat ky i ngritur nga vendabanimet tjera te Luginës së Preshevës, plotë intelektuale dhe kaudro profesionale. Lazbalia me plot kuptimin e fjales kishte burra, kishte dhe ka faktorin e vete politik dhe ushtarak. Me nje fjale Lezbalia ishte dhe mbetet “katalonia” e Lugines së Preshevës.

Ne mesin e ketyre 3000 mije shqiptareve sa ka qit n’drite Lezbalia (fshat ky malor në Karadakun e Preshevës) kishte dhe ka oficerë, gazetare nderkombëtar, pilot, ambasadore, policë, ministra, hoxhallarë, gjeneralë, mjekë, inxhinerë, profesorë, arkitektë, doktorë shkence, itelektual te shumtë qe i kontribuan dhe po i kontrbojne avancimit te ceshtjes kombëtare si ne Luginen e Preshevës ashtu edhe asaj mbareshqiptare ne ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat