Shfaqet në Prizren dokumentari “Gjurmëve të Hasan Prishtinës”

Historia

Shfaqet në Prizren dokumentari “Gjurmëve të Hasan Prishtinës”

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 17:33
Hasan Prishtina

Filmi dokumentar “Gjurmëve të Hasan Prishtinës” u shfaq premierë sot në ambientet e universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Është zgjedhur pikërisht ky vend, ky universitet me këtë emër sinjifikativ si vazhdues i denjë i veprës së Hasan Prishtinës”, tha ndër të tjera Mehmet Prishtina, drejtori i fondacionit “Hasan Prishtina”.

Filmi u realizua nga gazetarit i RTSH-së Genc Ymeraj.

Figura e tribunit Hasan Prishtina në këtë dokumentar ishte vënë në spikamë në hapësira të ndryshme të Ballkanit, ku kishte vepruar Hasan Prishtina; Prishtinë, Shkup, Selanik, Tiranë, Vlorë, Vushtrri, etj., duke sjellë pamje e të dhëna.

Pra, autori Ymeraj ka sjellë fakte e të dhëna të reja rreth kësaj figure shumë të nderuar të shqiptarëve. Gjithashtu, në këtë rast u folën fjalë rreth filmit dokumentar dhe figurës së Hasan Prishtinës nga: Shemsi Syla, Shefqet Hoxha, Parim Kosova, Mehmet Prishtina, Xhafer Beqiraj, etj.

Filmi është realizuar në shenjë të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat